Prokurorja e shkarkuar nga Vettingu kërkon largimin e dy anëtarëve të KLP-së

25/05/2019 - 12:55

Ish-prokurorja dhe ish-anëtarja e KLP, Antoneta Sevdari, me dy letra drejtuar Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, kërkon fillimin e procedimit disiplinor dhe mbarimin e mandateve të dy anëtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdarit dhe Luan Dacit.

Në kërkesat e saj, ajo argumenton se dy prej anëtarëve të KPA që dhanë edhe vendimin për shkarkimin e saj kanë qenë figura të papërshtatshme për të dhënë atë vendim.

Teksa në kërkesën e saj, ajo shkruan se çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, Antoneta Sevdari paralajmëron se vendimin për shkarkim do ta çojë në Gjykatën e Strasburgut.

Në kërkesën e saj, drejtuar ONM-së, Sevdari shkruan se pas shkarkimit ka verifikuar kushtet e zgjedhshmërisë se Gjyqtarëve të Kolegjit të Apelimit dhe ka konstatuar si dhe vërtetuar nga verifikimet e deritanishme, se dy nga anëtaret e Kolegjit të Apelimit nuk përmbushin kushtet e zgjedhshmërisë për të qenë gjyqtar, duke theksuar se vërtetohen kushtet e pazgjidhshmërisë dhe të papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit.

Konkretisht ajo shkruan se Ardian Hajdari nuk plotëson kushtin “të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor i së drejtës, nëpunës i shërbimit civil në nivel drejtues ose në një përvojë të njohur në fushën e së drejtës administrative ose sfera të tjera të së drejtës”…. Ardian Hajdari, e ka mesataren në studime 6,44 në këto kushte ai nuk përmbush kushtin e parashikuar në germën d) të pikës së dytë të nenit 6 të ligjit 84/206, pra notën mesatare jo më pak se 8, nëse ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri, ose studimet universitare për drejtësi jashtë shtetit, dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj”.

Ndërsa për anëtarin tjetër, të KPA, Luan Daci, ajo shkruan: Nga procesverbali i mbledhjes së KLD-së i datës 18.11.2016 rezulton se z. Luan Daci ka aplikuar për vendet vakante të shpallura nga ky institucion në pozicionin e “Gjyqtarit të Shkallës së Parë”. Komisioni i Shqyrtimit të kandidaturave për vendet vakant të Gjyqtarit të Shkallës së Parë, ka skualifikuar z. Luan Daci nga gara për shkak se nuk plotëson kushtet ligjore. Sipas këtij procesverbali, ky kandidat me vendimin nr.06 datë 24.12.1997, është shkarkuar nga detyra…. Luan Daci nuk plotëson kushtin “të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor i së drejtës, nëpunës i shërbimit civil në nivel drejtues ose në një përvojë të njohur në fushën e së drejtës administrative ose sfera të tjera të së drejtës”….

Një tjetër pikë, e përmendur në kërkesën e Antoneta Sevdarit është edhe se të dy këta anëtarë të KPA, nuk e njohin mirë gjuhën angleze, një tjetër kusht ky për të qenë pjesë e Vetting. /Top Channel/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kreu i Gjykatës Administrative të Apelit Kastriot Selita është konfirmuar sot në detyrë.

Sipas Meteoalb, Shqipëria do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme, por vranësirat më të dukshme do të jenë në zonat

Gazetari Peter Tiede deklaroi se do të publikojë përgjime të tjera ku përfshihet një mafioz që flet me një nga ministrat e kabinetit të R

Një hetim i dytë i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i nisur gjithashtu në vitin 2016 pas një kallëzimi të Partisë Demokratike për manipul

Pas postimit në Tëitter të kryeministrit Rama ku shkruante se do ta padiste gazetarin e Bild në gjykatat gjermane, ka reaguar Peter Tiede

“Bild” ka publikuar sot 16 përgjime, në përgjimin e fundit është një bisede mes një votuesi dhe një personi që është marrë me zgjedhjet e

Gazeta më e madhe europiane ‘Bild’ ka publikuar përgjime të tjera që e lidhin Qeverinë me vjedhjen masive të votës së shqiptarëve në 2017

Ky është Arben Keshi, një ndër personat kyc në skemën e blerjes së votave në Dibër.

Edhe drejtori i Policisë së Kamzës, Sali Skura është i përfshirë në fushatën zgjedhore për bashkinë e Dibrës, gjatë zgjedhjeve të