Në universitetin e Durrësit është promovuar libri më i ri shkencor i Kapiten Përparim Zaimit, "Devijimi Magnetik".

Punimi shkencor i tij flet për një disiplinë karakter formues dhe aplikues për studentët e Navigacionit në Akademinë Detare dhe Universitetet e Durrësit dhe të Vlorës.

Autori Zaimi, bën me dije se ka punuar 3 vite rradhazi dhe ka arritur të sjellë shkencërisht dhe praktikisht mënyrën e funksionimit të mjeteve teknologjike të reja për navigimin në lundrimet detare si busullat manjetike, xhiroskopike e elekronike. 

Për vlerat e librit dhe trashëgiminë e shquar detare të vendit tonë, ka folur dhe prof.Sazan Guri.

Autori ka filluar që të merret me studime shkencore që në vitin 1981. "Devijimi Magnetik" është dhe libri i tretë i tij për teknologjinë detare të lundrimeve të cilin e ka përfunduar pas 3 viteve.