Prostitucion në burgje, zbulohet skema e futjes së “bashkëjetueseve”

25/08/2019 - 17:18

Zbulohet një skemë e përhapur prostitucioni ndër vite, nga bosët e krimit në burgjet shqiptare. Duke shfrytëzuar një të drejtë që ia njeh ligji atë të një takimi special 5 orësh njëherë në muaj me bashkëshortet, partneret ose bashkëjetueset, të burgosurit VIP kanë mundur të përfitojnë shërbimet e prostitutave në burgjet shqiptare.

Një burim nga departamenti juridik në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve i shpjegoi Top-Channel se si funksiononte kjo skemë. Ligji tha ky burim ia njeh të drejtën të burgosurve të zhvillojnë takime speciale edhe me ato që konsiderohen si bashkëjetuese.

Prostitutat futeshin në burgje duke u shtirur si partnere apo bashkëjetuese. Për të treguar se ato ishin partnere të personave në qeli, mjaftonte të paraqisnin një vërtetim të noterizuar që kushtonte 3.000 lekë përmes të cilit ato deklaronin se ishin partnere ose bashkëjetuese.

Deri më sot kaq mjafonte për një femër për të dëshmuar se ishte bashkëjetuese e një të burgosuri. Por në fakt sipas ligjit për të dëshmuar se je bashkëjetuese e dikujt duhen të paraqiten një mori me prova.

Neni 163 Kodit të familjes thotë se “Personat bashkëjetues mund te lidhin marrëveshje para noterit, ku përcaktojnë pasojat qe rrjedhin nga bashkëjetesa”. Provat mund të jenë foto, video të festimeve familjare, llogari bankare të përbashkëta, dokumente bashkëpronësie etj.

Pikërisht këto prova për të vërtetuar statusin e bashkëjetueses, nuk janë kërkuar asnjëherë në burgjet shqiptare, duke i hapur dritën jeshile futjes së prostitutave, nëpër burgjet shqiptare.

Top-Channel ka parë një urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili ku u kërkohet të gjithë zyrave juridike në burgje të mos mjaftohen me një vërtetim të noterizuar.

Urdhri kërkon që të zbatohen kërkesat e Kodit të Familjes se kush quhet bashkëjetues. /Top Channel

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Hidhet shorti për caktimin e kolegjit penal të gjyqtarëve që do të shqyrtojnë çështjen “Tahiri”.

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e djeshme heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë.

Gjykata e Posaçme do të marrë në dorë edhe një herë emrat e të arrestuarve për pengmarrjen e Jan Prengës në Kamzës, për të bërë rivlerësi

Kopshti Zoologjik i Tiranës do të pësojë një transformim rrënjësor.

Në një reagim për mediat, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i ka bërë thirrje Ministrisë së Arsimit në vendin tonë që të mos bëhet

Në zonat malore trashësia e borës ka shkuar deri në 15 cm duke bërë që në segmentin rrugor të Dardhës, mjetet të përdorin zinixhirë nga k

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar ditën e djeshme në Gjykatën e Posaçme të Apelit dosjen ndaj Saimir Tahir

Gjermania ka nevojë për fuqi të huaj punëtore, ndaj qeveria po përshpejton procesin e ardhjes së ekspertëve të huaj.