Ka nisur edhe sot, protesta e banorëve të Unazës së re, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e projektit të “Unazës së Madhe” që prek banesat e tyre. Pavarësisht temperaturave të ulëta që kanë mbërthyer vendin, ata kanë bllokuar rrugën kryesore, ndërsa me thirrje dhe pankarta në duar kërkojnë anulim të projektit.

“Në qoftë se duan të jetojnë, të rrijnë larg Unazës së re. Shtëpiat tona ne do t’i gëzojmë. Ne jemi më të vendosur se kurrë të mbrojmë shtëpitë tona. Ta harrojnë se do t’ia gjejmë vrimat ku janë fshehur të dy. Ata drejtora dhe shefave të komisariatit do të jenë pas hekurave, sepse Rama po bën gati valixhet për t’u larguar me spurën e tij”,– u shpreh një nga banorët.

Në mbështetje të banorëve të Unazës, ishin edhe deputetë të opozitës si të PD-së ashtu edhe të LSI-së.