Protesta e banorëve, reagon Bashkia e Durrësit: Vendos Instituti i Ndërtimit çfarë do bëhet me 12-katëshin

13/02/2020 - 13:56

Bashkia e Durrësit ka reaguar pas protestës së banorëve të pallatit 12-katësh në lagjen nr.5 të qytetit bregdetar.

"Pallati ku është zhvilluar sot protesta në lagjen 5 është dërguar për ekspertizë të thelluar në Institutin e Ndërtimit. Do të jetë ekspertiza e këtij instituti që do të vendosë çfarë do të bëhet me këtë godinë.", thuhet në njoftimin zyrtar të shpërndarë për mediat.

Kujtojmë që paraditen e sotme, 40 familje të objektit 12-katësh, i cili është dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, dolën kundër vendimit për riparimin e tij, pasi sipas tyre ai rrezikon shembjen.

Sipas banorëve, për shkak të tërmetit ndërtesa ka devijuar rreth 53 centimetra nga pozicioni fillestar.

Në lidhje me problemin e tyre, ata thanë se kanë bërë denoncim në Prokurori dhe Polici, denoncim ky që nuk është marrë nga oficerja e policisë gjyqësore, për shkak se pallati është blerë nga firma “Kastrati” sipas tyre.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dy të rinjtë që i ndërprenë fjalën kryeministrit Edi Rama gjatë ceremonisë së diplomimit së studentëve të Mjekësisë janë shoqëruar për në

Kryeministri Edi Rama po mbante një fjalim në Pallatin e Kongreseve ku po zhvillohej ceremonia e diplomimit në studentëve të Mjekësisë, k

Në një takim me operatorët turistikë që operojnë përgjatë vijës bregdetare të Kavajës dhe Rrogozhinës, ku të pranishëm ishin edhe drejtue

Është mbyllur afati i tenderimit për ndërtimin e Hekurudhës Tiranë – Durrës dhe një zgjatimi të ri Kashar-Rinas.

Gjykata e Durrësit ka caktuar në mungesë masën "arrest me burg" për disa persona të shpallur në kërkim në sajë të mega-operacionit të ndë

Motra e moderatores së njohur shqiptare, Sonila Meço, Rezarta Reimann po rikandidon për t’u bërë anëtare e Këshillit Bashkiak në Nurenber

SPAK kërkon sekuestrimin e 8 pronave në Shqipëri në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit. Nga data 7 shkurt deri më tani, OFL ka dërguar

Protokolli i Sesionit të 6-të të grupit të përbashkët të punës për bashkëpunim ekonomik mes Shqipërisë dhe Çekisë është nënshkruar në Pra

Bota i dha 1.15 miliardë euro donacione dhe kredi qeverisë Rama për rindërtimin e vendit pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit të 2019-

Policia e Shtetit ka reaguar për sasinë e madhe të kokainës që u kap në Maqedoninë e Veriut, e cila kaloi përmes Shqipërisë.