Protesta e banorëve të Unazës së Re ka shkaktuar radhë të gjata trafiku në hyrje të autostradës Durrës-Tiranë.

Banorët e Unazës së Re kanë nisur rreth orës 18:00 protestën e paralajmëruar më herët sot, ndërsa  në zonë janë edhe forca të policisë.

Protestës së banorëve i është bashkuar edhe opozita dhe kreu i demokratëve, Lulzim Basha.

Banorët e Unazës së Re protestojnë prej një viti kundër prishjes së banesave të tyre.