Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me protestën e maturantëve për provimin e Matematikës.

Kushi premton mbështetje ndaj maturantëve që kanë protestuar mbi shqetësimin e tyre për testin e matematikës, ndërsa shprehet se aktualisht po vlerësojnë me ekspertët nivelin e vështirësësë për çdo pyetje.

“Të dashur maturantë,

Siç ju kemi premtuar, ne do të jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj. Në këto momente, jemi duke vlerësuar edhe një herë me grupet e ekspertëve nivelin e vështirësisë së çdo pyetjeje në testin e matematikës.

Dhe në rast se na rezulton që ai e tejkalon nivelin e parashikuar, të cilin e kushtëzon mënyra e zhvillimit të mësimit gjatë këtij viti shkollor, pa dyshim që ne do ta rishikojmë shpërndarjen e pikëve në test dhe mënyrën e vlerësimit.

Ju uroj shumë suksese për provimin e radhës!”, shkruan ajo.