Protesta e opozitës, BE: S’ka vend për dhunë në një protestë paqësore

25/05/2019 - 16:35

Pak orë para fillimit të protestës së opozitës, Delegacioni i BE-së dhe Ambasadat e Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian në Shqipëri u bëjnë thirrje udhëheqësve të protestës si dhe autoriteteve shqiptare që të sigurojnë që demonstrata e sotme të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe paqësore.

“Për të mirën e qytetarëve shqiptarë, shumica e të cilëve dëshiron të shohë që vendi të bëjë përpara me procesin e reformave dhe të ecë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të mbështeten në ofertën ekzistuese për dialog me synimin për të gjetur një rrugëdalje nga situata aktuale politike si një çështje urgjente”, thuhet në deklaratë.

Deklarata e plotë e BE-së
Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasadat e Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian në Shqipëri respektojnë plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve të Shqipërisë për të demonstruar. Megjithatë, ne përsërisim rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë paqësore.

Ne dënojmë aktet e dhunës që kanë ndodhur në protestat e mëparshme dhe u bëjmë thirrje udhëheqësve të protestës si dhe autoriteteve shqiptare që të sigurojnë që demonstrata e sotme të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe paqësore. Të gjitha palët e përfshira kanë përgjegjësinë për të garantuar sigurinë e atyre që janë në rrugët e Tiranës sonte. Nuk ka vend për dhunë në një protestë paqësore. Autoritetet e zbatimit të ligjit kanë përgjegjësinë për të vepruar me vetëpërmbajtje, edhe nëse provokohen.

Për të mirën e qytetarëve shqiptarë, shumica e të cilëve dëshiron të shohë që vendi të bëjë përpara me procesin e reformave dhe të ecë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të mbështeten në ofertën ekzistuese për dialog me synimin për të gjetur një rrugëdalje nga situata aktuale politike si një çështje urgjente.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pasditen e sotme në Shqipëri ra një tërmet i fuqishëm, më i forti i 30 viteve të fundit, i cili shënoi plot 5.8 ballë. 

Ministrja Ogerta Manastirliu vizitoi të lënduarit nga tërmeti në spitalin rajonal të Durrësit.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një konferencë për mediat në këto momente shprehet se lëkundjet fillestare të tërmetit do të pasohen

Pas lëkundjes së frikshme prej 5.8 ballësh që tronditi të gjithë vendin, por veçanërisht Durrësin dhe zonat përreth ku dhe ishte epiqendr

Dëmtime të shumta ka pësuar një pallat tek Shkëmbi i Kavajës, ku lëkundjet e tërmetit janë ndjerë mjaft të forta.

Rritet bilanci i personave të lënduar në Durrës nga tërmetet e frikshme të rëna pasditen e sotme.

Të tjera pallate janë krisur në Durrës. Pallatet ndodhen në lagjen nr.17, në afërsi të stacionit të trenit.

Dëme të shumta materiale janë shkaktuar nga dy lëkundjet e forta të tërmetit edhe në Shijak e Sukth.

Lëkundjet e fuqishme të tërmetit me epiqendër veriun e Durrësit kanë shkaktuar shembje të Shkëmbit të Kavajës.