Protesta e opozitës, pa fjalime e pa orar. Rrethohet Kryeministria

14/03/2019 - 20:33

Dy ditë para protestës së opozitës, përpara Kryeministrisë, mësohen detaje të reja. Ajo do të jetë pa fjalime, ndërsa ende nuk ka një orar se sa do të zgjasë. Jorida Tabaku duke folur në Abc News tha se protesta do të ketë “forcën e numrave“.

“Protesta do nisi në 11 dhe do mbarojë kur të shikohet e arsyeshme se mbaron. Nuk do jetë 1 orë ose dy orë, nuk do ketë fjalime”.

E pyetur nëse protesta do të jetë e dhunshme, Tabaku sqaroi se PD vjen në pushtet me zgjedhje të lira dhe jo me dhunë, por se çfarë ndodh me njerëzit e irrituar është jashtë kontrollit të çdokujt.

“PD nuk merr me forcë asgjë, PD vjen në pushtet me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk di se çdo ndodhë me njerëzit e irrituar. Ne protestojmë me forcën e numrave. Ne nuk do bëjmë kurrë asgjë, nëse kordoni i policisë hapet vetë dhe njerëzit e irrituar mund të kenë ballafaqim momental është jashtë kontrollit të çdokujt”.

Sa i takon zërave për ngritje të një çadre të opozitës, Tabaku theksoi se PD nuk do të sjellë diçka që është sjellë në të shkuarën. Nga ana tjetër autoritetet kanë marrë masa. Sheshi përpara Piramidës është rrethuar me skela, ndërsa një strukturë mbrojtëse është krijuar dhe në derën qendrore të Kryeministrisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burgim të përjetshëm për Namik Velajn, i cili mbyti bashkëshorten e tij dy vite më parë.

Dervis Arapi, 33-vjeçari të cilit iu vra i ati nga vëllezërit Ekonomi në Durrës dy vjet më parë, ngjarje në të cilën u akuzua edhe Jurgen

Pas shpalljes në kërkim nga policia të Dervis Arapi, i cili dyshohet se është hakmarrë ndaj Jurgen Kurtit për vrasjen e të atit ndodhur n

Grupimi "Bicycle Durrës" ka paralajmëruar një protestë përpara Bashkisë Durrës mw 24 mars (të dielën), ku do të paraqiten publikisht kërk

11 nxënës janë helmuar pas një eksperimenti të bërë në shkollë. Ngjarja ka ndodhur në një shkollë në Bulqizë.

Këtë vit, vendi ynë shënon 10 vjet anëtarësim në Aleancën Euroatlantike.

Shkarkohet nga detyra ambasadorja shqiptare në Athinë, Ardiana Hobdari.

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare dominojnë në ultësirën perëndimore.

Për dy ditë ( sot dhe nesër, e mërkurë dhe e enjte) në disa zona në Durrës dhe Shijak do të stakohet energjia elektrike.