Protesta e opozitës/ Policia: 37 të arrestuar e 61 të proceduar, mes tyre edhe Gazment Bardhi

14/04/2019 - 14:08

Në një njoftim për mediat, Policia e Tiranës bën me dije se janë arrestuar 37 persona, ndërsa janë proceduar penalisht edhe 61 të tjerë, pas protestës së djeshme të opozitës. Mes personave që po ndiqet penalisht është edhe sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, si organizatorë i protestës.

NJOFTIMI I POLICISË

61 të proceduar për aktet e dhunës në protestën e djeshme

Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 37 shtetas, për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës shtetërore e private gjatë zhvillimit të protestës së opozitës nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ditën e djeshme para Parlamentit.

Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.

Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 23 persona të tjerë.

Është proceduar penalisht dhe shtetasi G.B., si organizator i protestës të zhvilluar ditën e djeshme.

Për sulmet dhe veprimet e dhunshme janë arrestuar shtetasit:

F. Ç., 37 vjeç, banues në Korçë;
M. Ç., 35 vjeç, banues në Korçë;
A. K., 20 vjeç, banues në Korçë;
O. R., 28 vjeç, banues në Burrel;
N. B., 23 vjeç, banues në Korçë;
A. B., 32 vjeç, banues në Korçë;
E. D., 24 vjeç, banues në Elbasan;
D. M., 24 vjeç, banues në Elbasan;
I. D., 26 vjeç, banues në Elbasan;
A. Xh., 31 vjeç, banues në Burrel;
F. Gj., 34 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë;
G. A., 29 vjeç, banues në Tiranë;
A. G., 51 vjeç, banues në Librazhd;
F. B., 48 vjeç, në banues në Librazhd;
Sh. K., 23 vjeç, banues në Bathore Kamëz;
A. Zh., 22 vjeç, banues në Tiranë;
B. D., 37 vjeç banues në Tiranë;
R. D., 19 vjeç, banues në Tiranë;
A. R., 18 vjeç, banues Tiranë;
D. R., 37 vjeç, banues në Shkodër;
T. K., 20 vjeç banues në Kavajë;
H. R., 22 vjeç banues në Kavajë;
O. S., 18 vjeç, banues në Domje, Tiranë
M. P., 20 vjeç, banues në Kavajë;
D. M., 19 vjeç, banues në Tiranë;
A. S., 24 vjeç, banues në Tiranë;
A. G., 26 vjeç, banues në Tropojë;
E. N., 23 vjeç, banues në Lushnjë;
D. Gj., 25 vjeç, banues në Lushnjë;
K. S., 21 vjeç, banues në Berat;
M. B., 20 vjeç, banues në Berat;
E. B., 27 vjeç, banues në Tiranë;
A. P., 61 vjeç, banues në Tiranë;
H. T., 17 vjeç banues në Tiranë;
E. A., 18 vjeç, banues në Cërrik;
L. Z., 29 vjeç, banues në Skrapar;
R. B., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë protestës së djeshme kanë mbetur të lënduar nga veprimet e dhunshme 5 punonjës policie të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ekipi drejtues i UK Durrës kryesuar nga administratori Spartak Kovaçi priti sot në një takim zyrtar ekipin drejtues të sektorit të ujit,

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, ka reaguar në lidhje me progres raportin e Këshillit të Evropës, që bëri me dije se Shqipëria

Për shkak të punimeve në rrjet, ditën e enjte disa zona në kryeqytet do të mbeten pa energji elektrike.

Në kuadër të sezonit turistik 2019, Prefekti i Qarkut Durrës Roland Nasto ka zhvilluar mëngjesin e sotëm takim me të gjithë përfaqësuesit

Prefekti i Qarkut Durrës, Roland Nasto, së bashku me kreun e Policisë Bashkiake Vasip Çopa kanë inspektuar në terren zbatimin e planit të

Lajme të këqija vijnë nga Luksemburgu për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Tre ditë para protestës së opozitës, ambasada amerikane në Tiranë i ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të saj që ndodhen në Shqipëri të

Studimet sizmiologjike e mjedisore, të bëra nga firma ndërtuese për zbatimin e projektit të lejes ndërtimore të 4 objekteve 5-katëshe në

Ndërtimi i katër pallateve në zonën e Kodër Vilës në Durrës, ka sjellë edhe përplasjen e radhës midis specialistëve të fushës dhe bashkis

Valbona Sakollari, kandidatja e Bindjes Demokratike për bashkinë e Durrësit vjen me një program elektoral që synon të përmirësojë kushtet