Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar për protestën e zhvilluar këtë të shtunë nga opozita që kërkonte dorëheqjen e tij nga posti. Në një postim në Twitter, Xhafaj thjesht ka komentuar punën e Policisë së Shtetit, duke i dhënë një vlerësim të veçantë, për të cilën thotë se respektoi ligjin dhe interesin e qytetarëve.

“Vlerësim i veçantë e respekt për gjithë shërbimet e Policisë së Shtetit të angazhuar në sigurinë e mbarëvajtjen në tërësi të tubimit të opozitës. Profesionalizmi dhe qetësia në përmbushjen e detyrave të ngarkuara në këtë rast: shenjë e respektit për ligjin dhe interesin qytetar”, shkruan Xhafaj.

Për afro dy orë, opozita protestoi këtë të shtunë për largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Xhafaj.