Më shumë se 60 minuta protestë pa asnjë incident. Krejtësisht ndryshe kjo protestë e gjashtë kombëtare e opozitës. Kryedemokrati Lulzim Basha i ka bërë thirrje protestuesve që me telefona ndezur ta ndjekin drejt parlamentit, si mesazh për ndezjen e shpresës.

Opozita ka mbusur sot sërish Tiranën me mbështetësit e saj për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë e për zgjedhje të lira me moton “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.