Policia ka paditur në prokurori disa banorë të zonës së "Astirit", të cilët kanë marrë pjesë në protestat e zhvilluara ditët e fundit.

Pretendimi i policisë është se këto protesta janë të paligjshme. Një përfaqësi e banorëve janë thirrur në prokurori, të cilët e konsiderojnë padinë të padrejtë.

Prej 17 ditësh banorët që preken nga projekti për ndërtimin e Unazës së Re protestojnë që banesat e tyre mos prishin, ose ata të dëmshpërblehen me vlerën e tregut në masën 100%. Në protestat e tyre, shpesh herë banorët kanë bllokuar edhe rrugën.