Për rreth 1 orë e 30 minuta banorët e Unazës së Re, vazhdojnë të protestojnë kundër prishjes së bizneseve dhe banesave të tyre.

Që prej orës 18:00, ata kanë bllokuar rrugën duke mos lejuar qarkullimin e lirë të mjeteve.

Protestuesit i kanë vënë zjarrin koshave të plehrave dhe gomave duke i nxjerrë në mes të rrugës.

Madje ata janë mbledhur për të djegur edhe flamurin e “Rilindjes” së qeverisë Rama, raporton BalkanWeb.

Me pankarta në duar dhe me thirrjet “Jemi qytetarë nuk jemi shpellarë” si dhe “Poshtë hajdutët”, ata kërkuan të mos preken shtëpitë e tyre.

Me dhjetëra automjete kalojnë trafik ndarëset nga krahu tjetër ose kthehen pas, për të shmangur ngecjen në trafik.