Policia ka shoqëruar në komisariat ish-deputetin demokrat Klevis Balliu.

Balliu është shoqëruar menjëherë pas përfundimit të protestës, teksa banorët e Unazës së Re bllokuan sërish rrugën.

Përveç Balliut, janë shoqëruar në komisariat edhe disa banorë.

Kujtojmë se Balliu është shoqëruar edhe më herët, pikërisht për protestën tek Unaza.