Protestë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në Durrës, Budina: Duam të sensibilizojmë njerëzit të vrasin frikën (VIDEO)

22/05/2020 - 18:10

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit zhvilloi pasditen e sotme një protestë në sheshin kryesor të Durrësit. Peticioni që nisi të firmosej ditën e mërkurë gjatë protestës në Tiranë, u firmos sot nga qindra qytetarë durrsakë që ishin mbledhur në shesh në mbështetje të kauzës së artistëve. Bashkë me qytetarët ishin edhe shumë përfaqësues nga Partia Demokratike, dega Durrës, që e kanë mbështetur këtë protestë edhe në kryeqytet.

Aktori Edmond Budina, një nga qëndrestarët për 27 muaj me radhë për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, deklaroi para gazetarëve se Aleanca, ashtu si­ç u ndal sot në Durrës do të vijojë me turin në të gjithë Shqipërinë për të denoncuar krimin që u krye me shembjen e teatrit dhe njëkohësisht për të vrarë frikën e qytetarëve për të dalë në shesh dhe për të protestuar.

“Ne duam të sensibilizojmë njerëzit të vrasin frikën. Frika në Shqipëri është shumë e madhe dhe dhuna e pushtetit është e jashtëzakonshme. Ne do të lëvizim për të treguar se kultura duhet të vihet në qendër të politikës. Prandaj jemi këtu në Durrës sot dhe do të jemi edhe në qytete të tjera”.

Ndërsa regjisori Robert Budina nënvizoi faktin se edhe pse kanë kaluar disa ditë nga shembja e teatrit dhimbja vazhdon të jetë e madhe. Për të është e rëndësishme që kauza e teatrit të vijojë për të bindur njerëzit se ky pushtet po instalon diktaturën në Shqipëri dhe për këtë arsye populli duhet të reagojë.

“Me rënien e teatrit të jeni të gjithë të bindur se do t’ju vijnë nëpër shtëpia. Ne tentuan të na vrasin. Demokracia ka marrë fund, prandaj njerëzit duhet të dalin në shesh, ta mbrojnë fizikisht të drejtën e tyre. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër sesi t’i shpëtoni këtij regjimi. Është koha për veprim demokratik, për kërkim llogarie”,- tha regjisori Budina.

Më pas, në shesh morën fjalën përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit që i bënë thirrje popullit për të reaguar ndaj klasës politike që po qeveris vendin dhe që po shkatërron çdo ditë kujtesën historike dhe shpresat e shqiptarëve për demokraci dhe shtet të së drejtës.

Fjalimet e përfaqësuesve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit shoqëroheshin gjatë të gjithë kohës me thirrjet “Rama ik” nga të pranishmit.

M.B.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një sherr ku janë përfshirë 3 persona ka ndodhur para pak minutash në Durrës. Sipas informacioneve paraprake policore, një person ka mbet

Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka është shprehur se policia e shtetit falsifikon dhe sajon raportet.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka kujtuar sërish të gjithë qytetarët se duke fil

Durrësi dhe rrethinat do të kenë kufizime të energjisë elektrike për 3 ditë për shkak të punimeve në rrjetin e transmetimit.

Ministri i mjedisit dhe turizmit Bendi Klosi gjatë një takimi me hotelieret e Vlorës ka bërë me dije se 15 nëntori do të shënojë fundin e

Me lehtësimin e masave kufizuese për lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve janë rikthyer edhe rreziqet që u kanosen përdoruesve të r

Ditën e parë të javës së ardhshme, që përkon edhe me nisjen e muajit qershor, thuajse të gjitha bizneset do të jenë të hapura, madje edhe

Në një dalje për mediat, Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik ka sqaruar në lidhje me ndërrimin e jetës së një 82-vjeçare në sp

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 15 raste pozitive.

Në qytetin e Durrësit janë disa pallate që janë shembur dhe të tjerë që presin të shemben, pasi rezultojnë me dëmtime të rënda, të shkakt