Protestë për ndërtimin e rrugës Milot-Fier, Kalaja: Projekt korruptiv, qytetarët do të paguajnë 20 euro

01/08/2020 - 13:08

Një grup aktivistësh kanë dalë sot në një protestë në zonën e Milotit, për shkak të projektit sipas tyre korruptiv për ndërtimin e rrugës Milot-Fier. Një prej aktivistëve, Aulon Kalaja u shpreh se për të kaluar rrugën, të gjithë qytetarëve do t'u duhet që të paguajnë nga 20 euro për vajtje ardhje, ndërsa shtoi se kjo rrugë do t'i jepet një kompanie greke, e cila është përcaktuar nga ana e qeverisë.

“Jemi këtu sot për t'u treguar shqiptarëve se pas një muaji do të shfaqet dhe kompania fituese që është e paracaktuar, një firmë greke që është 'Terna'. Për të kaluar këtë rrugë ju duhet të paguani në total 20 euro çdo konsumatori të rrugës, nuk është e vërtetë ajo që thotë zonja ministre që do të jetë 10 mijë lekë (të vjetra). Shqiptarëve do t'u varet laku për 35 vitet e ardhshme, nëse kompania nuk ka trafikun e llogaritur në kontratë, do të jetë qeveria shqiptare ajo që do të paguajë pjesën tjetër. Unë mendoj se shqiptarët nuk kanë nevojë për rrugë me toll, pasi shqiptarët janë të varfër”, tha Kalaja.

Kalaja tha se qeveria shqiptare nuk ka përfituar fonde nga BERZH për këtë rrugë, për shkak se kërkon që t'i shmanget transparencës. Nga ana tjetër aktivisti tha se rruga Milot- Fier, pritet që të ketë të njëjtën kosto me rrugën e Kombit e cila ka shumë herë më shumë tunele dhe vështirësi në terren, pikërisht për të rritur abuzimet.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë kësaj të diele, janë evidentuar 34 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, të cilëve iu është pezullua

Këshilli Bashkiak Durrës pritet të marrë nesër (e hënë 10 gusht) në mbledhjen tjetër jashtë radhe, edhe 4 vendime të tjera rë rëndësishme

Sezoni veror dhe ardhja e emigrantëve ka shtuar tentativat në pikat kufitare të vendit për të kaluar para të cilat nuk deklarohen.

Ministria e Shëndetësisë në daljen e sotme publike njoftoi se 6 persona kanë humbur jetën nga Covid në 24 orët e fundit. 

Gjatë orëve të natës, Këshilli i Ministrave i qeverisë Conte ka miratuar një dekret të ri përsa i përket masave të ruajtjes së shëndetit

Përmbaruesit e dyshojnë ministren e Drejtësisë se po tejkalon kompetencat që i kanë dhënë ligjet e reformës në drejtësi për profesionin e

Përmes një postimi në Facebook, gazetarja e kronikës Anila Hoxha ka paralajmëruar se një tjetër emër i njohur i botës së krimit do të kth

Pedagogu i Universitetit të Arteve dhe skulptori i njohur, Arben Bajo humb betejën me Covid-19.

Këtë të diel, deri në mesditë moti parashikohet të mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta.

“Është taktika që ndjek korrupsioni i nxitur nga babëzia. Gjithçka fillon dhe mbaron te babëzia.”