Protestë për vizat, policia rrethon ambasadën e Hollandës

20/04/2019 - 13:04

Parlamenti i Hollandës ditë më parë votoi pro kthimit të regjimit të vizave për shqiptarët dhe këtë kërkesë ia përcolli qeverisë së saj, duke u shprehur se klanet shqiptare janë kthyer në rrezik serioz për qytetarët e Hollandës.

Por, ky vendim është kritikuar ashpër nga Shoqëria Civile në vendin tonë. Ajo ka paralajmëruar për një protestë para ambasadës së Hollandës në Tiranë këtë të shtunë duke kritikuar nismën e ndërmarrë nga parlamenti hollandez.

Policia e Shtetit nga ana tjetër ka marrë masat dhe disa efektivë janë vendosur para ambasadës me qëllim garantimin e qetë të tubimit. Sipas përfaqësuesve të Shoqërisë Civile, në protestë do të jenë 10-15 persona të cilët do të mbajnë pankarta me slogane demokratike, të cilat në thelb do kundërshtojnë një vendim për kthim vizash për shqiptarët. Ata shprehën se krimin në Hollandë nuk e mbollën shqiptarët

“TURP! Jo Viza për Shqiptarët por për Qeveritarët e Pushtetit të “MJAFT” & SOROS që na sollën të gjitha Qeveritë Hollandeze nga viti 2003 e deri më sot!

Sps MAFJEN SHQIPTARE në Hollandë nuk e pollën shqiptarët por Mafia Qeveritare Soros me sponsorizimin zyrtar të Qeverive Hollandeze!”,- thuhet në reagimin e Shoqërisë Civile.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar përmes një deklarate, pas lajmeve të publikuara në media për transferimin e Dosjes 184 në Prokurorin

Që nga fillimi i këtij viti në Terminalin e Kontejnerëve në portin e Durrësit janë përpunuar afro 85 mijë kontejnerë TEU (njësi kontejner

Sipas Meteoalb, sot vendi ynë do të karakterizohet nga kthjellime në zonat bregdetare dhe të ulëta, por në zonat malore do të ketë kalime

Pas thirrjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Kuvendi ka rihapur garën për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, e cila është prej muajsh

Është ndarë nga jeta sot në moshën 70-vjeçare gazetari dhe diplomati i njohur shqiptar Maksim Sinemati.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencën për dosjen 184, e njohur si dosja e përgjimeve për zgjedhjet e pjesshme vendore

Rradhët e gjata në Poliklinikën e Specialiteteve të ndryshme në Durrës do të jenë një kujtim i keq i së shkuarës.

Tre javë pas nisjes së aksionit anti-informalitet, shkarkohet nga detyra zv.drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ervin Hoxha. 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka nderuar ambasadoren e Greqisë në vendin tonë Eleni Sourani, me Titullin e lartë "Kalorës i Urdhrit