Protestoi për plehrat, familjes Bushi nuk i japin leje për prishjen e banesës DS5: Po më kërcënojnë me heqjen e nuses nga puna (VIDEO)

24/10/2020 - 12:27

Familja Bushi në fshatin Bizë të Ishmit prej 11 muajsh jeton në kontejner, të cilin e ka siguruar vetë pasi banesa është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryefamiljari Altin Bushi, deklaron se banesa e tij është dëmtuar rëndë dhe shpallur e pabanueshme duke u cilësuar si banesë për t’u shembur, por problemi i tij qëndron se autoritetet përkatëse ende nuk i japin leje për të shembur banesën aktuale dhe ta rindërtojë.

Një fondacion vullnetar është vendosur në dispozicion për t’ia rindërtuar banesën, por Altin Bushit ende nuk i lejohet shembja e banesës, pasi ka qenë ndër personat e parë të cilët janë ngritur pak muaj më parë në protestë për ndalimin e grumbullimit të mbeturinave në zonën e Manzës.

“Tërmeti i 26 nëntorit më ka shkatërruar banesën. Tri ditë pas tërmetit vetë presidenti Ilir Meta dhe këngëtarja Bebe Rexha kanë ardhur për vizitë duke më dalë mbështetje për rindërtimin e banesës, pra banesën do ma ndërtojnë të tjerë, por institucionet nuk më japin leje për shembje dhe pse vlerësimi është bërë DS5 që do të thotë është për t’u shembur”, shprehet kryefamiljari.

Por ky nuk është i vetmi problem me të cilin po përballet familja e tij, pasi Altin Bushi deklaron se bashkëshortja e tij që është arsimtare, po kërcënohet me vendin e punës.

“Na bëhet edhe presion me vendin e punës së bashkëshortes time e cila është arsimtare, duke na thënë që do e heqin nga puna. Ndërkohë që nga shteti presim vetëm dhënien për një leje e cila nuk mund të na mohohet”, deklaron Altin Bushi.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pasditen e sotme, në nderim të 51 viktimave që humbën jetën një vit më parë nga tërmeti me magnitudë 6.4 Rihter, u ndezën qirinj pranë pa

Mjeku Leonard Solis tha në emisionin “Opinion” se situata pandemike me klinikën aktuale që po paraqet, do të vazhdojë të paktën edhe për

Ministrja Ogerta Manastirliu në një lidhje në emisionin “Opinion” tha se qeveria shqiptare ka parapaguar përmes Covax vaksinë për 5750 mi

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përjashtuar nga gara për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese 3 gjyqtarë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të shmangni lëvizjet e panevojshme dhe të kufizohen kontaktet, për të parandal

Bashkia Durrës njofton se Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe forcat xheniere të ushtrisë Ministria e Mbrojtjes Ti

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka lajmëruar se nga 1 dhjetori klasat e arsimit fillor dhe maturantët do të vijojnë mësimin në shkolla dh

Policia e Shtetit ka gjobitur 659 qytetarë për për mosvendosjen e maskave mbrojtëse anti-Covid, gjatë 24 orëve të fundit.

Të rinjtë e Forumit Rinor Eurosocialist Durrës kanë përkujtuar sot viktimat e tërmetit të 26 nëntorit të një viti më parë.

Këshilli Bashkiak Durrës do të zhvillojë një mbledhje jashtë radhe me mjete të komunikimit elektronik.