PS e LSI bashkojnë votat pro Dakos, shtrenjtohet bileta e autobusit në Durrës

14/03/2019 - 12:22

Këshilli Bashkiak i Durrësit, miratoi propozimin e Bashkisë për rritjen e çmimit të transportit qytetas me autobusë nga 30 në 40 lekë për udhëtar.

Këshilltarët e majtë dhe ata të LSI-së, përfaqësues të qytetarëve durrsakë në këtë këshill, bashkuan votën për ta miratuar këtë rritje të çmimit, pa asnjë hezitim në lidhje me koston sociale të këtij vendimi, në mbledhjen e datës 11 mars.

Shumë prej qytetarëve që udhëtojnë rëndom në linjat urbane të Durrësit nuk janë ende në dijeni të këtij vendimi që hyn në fuqi 10 ditë pas shpalljes së tij.

Procesi për rishikimin e tarifës është kryer pa konsultime me grupet e interesit, duke marrë në konsideratë vetëm ankesën e dy operatorëve privatë për rritje të vazhdueshme të shpenzimeve.

Top Channel kontaktoi në linjë telefonike dhe me qendrën e Konsumatorit Shqiptar në Durrës, e cila ka monitoruar shërbimin e transportit publik në këtë bashki, por as kjo qendër nuk ishte në dijeni të këtij vendimi.

Ndërkohë sipas Bashkisë së Durrësit, rritja e çmimit të biletës, do të sjellë dhe rritje të cilësisë së shërbimit në 6 linjat aktuale të transportit urban në qytetin bregdetar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas deklaratës së ministrit Gent Cakaj se do shkarkoheshin 20 punonjës të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, mësohet se një ndër

Drejtuesi i Prokurorisë së Lushnjës, Çlirim Shahini nuk ka kaluar Vetingun.

Policia e Shtetit njofton se do kallzojë penalisht ish-kryeministrin Sali Berisha për denoncimet e postuara nga ky i fundit në profilin e

Air Albania ka marrë certifikimet e nevojshme pranë Autoritetit të Aviacionit Civil sipas kërkesave të kuadrit ligjor vendas dhe direktiv

Dhoma e Avokatisë në Korçë ka bojkotuar shërbimet për 3 ditë.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur në orën 09:45 në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku do të zhvillohet seanca paraprake.

Policia e Shtetit ka nisur trajnimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Një këmbësor i moshuar është aksidentuar mëngjesin e sotëm në Durrës.

Shoqëritë e transportit të udhëtarëve në Gjirokastër kanë ndërmarrë një protestë ditën e sotme.

Gjykata e Krimeve të Rënda do të zhvillojë sot seancën paraprake për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.