Pse heshtin autoritetet në Durrës për naftën që derdhet në Porto Romano? (VIDEO)

16/04/2020 - 17:02

Të gjithë autoritetet vendore duke nisur nga Zyra Rajonale e Mjedisit, Prefektura, Bashkia e Policia kanë dështuar në menaxhimin e situatës në Porto Romano në Durrës.

Këto struktura që duket të ishin ngritur në këmbë e të kishin vënë alarmin për shkak të shpërthimit masiv të naftës, nga depozita e kompanisë Gega OIL, nuk dihet çfarë bëjnë.

Në rastin konkret ose kanë mbyllur sytë në një kohë kur të gjithë flasin për pandeminë Covid-19, ose janë rryshfetuar segmente të ndryshme për të heshtur që kjo ngjarje të mos publikohet.

"DurrësLajm" ka qenë gjatë ditës së sotme në këtë zonë ku vërehet qartë se të gjithë kanalet ishin mbushur me naftë, një pjesë e së cilës ka përfunduar te banorët e tjetra në det.

Banorët për gjate ditëve që shpërtheu depozita kanë mbushur naftë në kanale. Këtë gjë po përpiqen të bëjnë edhe sot. Ata thonë se nga zona e Bisht Pallës e deri te Hidrovori, zona bregdetare u mbulua nga nafta.

Ndërkohë hidrovori i Porto Romanos ka punuar me kapacitet të plotë. Shihet qartë që nafta nëpërmjet pompave është duke u hedhur në det.

Çfarë impakti ka në florën dhe faunën e Adriatikut askush nuk di të thotë. Zyra Rajonale e Mjedisit ka heshtur. "DurrësLajm" ishte në këto zyra por askush nuk ishte në punë!

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Greqia ka shtyrë masat deri më datë 21 qershor për kufirin me Shqipërinë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 2,916 testime për persona të

Covid-19, i cili prej më shumë se një viti na ka ndryshuar totalisht jetën, nuk prek vetëm mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes te pacien

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me protestën e maturantëve për

Maturantët e shkollave të mesme në Durrës po protestojnë sot para Drejtorisë Rajonale Parauniversitare në qytetin bregdetar, pasi testi i

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka dalë sot në një deklaratë për mediat lidhur me pretendimet e maturantëve një ditë më parë se provimi i ra

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi organizoi sot një takim për konsultim publik të Draft-Strategjisë Kombëtare të Arsimi

Policia e Lezhës ka ndërmarrë masa për mbarëvajtjen e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç më datë 12-13 qershor 2021.

Sipas Meteoalb, vendi këtë të shtunë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por që

Qeveria greke ka vendosur të pranoj brenda territorit të saj të gjithë personat e vaksinuar, pavarsisht nëse vaksina që kanë injektuar ës