Ky është i riu i arrestuar nga policia e Durrësit pas vrasjes së një 39-vjeçari mbrëmjen e së premtes dhe plagosjes së djalit të tij, 19 vjeç.

Në pranga përfundoi Klodian Daçi, 20 vjeç, i pasionuar pas makinave të shtrenjta, armëve dhe jetës luksoze.

Të paktën, këtë lë të kuptohet në rrjetet sociale, ku mban çanta “Louis Vuitton”, rrip ‘Guçi”, si dhe pozon pranë makinave të shtrenjta.

Tanimë, i riu gjendet prapa hekurave dhe vitet e ardhshme do t’i kalojë në qeli pasi vrau me armë zjarri 39-vjeçarin Armando Baboci, pas një sherri për shprehjen ‘pse më sheh’. Nga ngjarja mbeti i plagosur edhe djali i viktimës, Erald Gjini (ka ndryshuar mbiemër)

Daçi ishte me dy kushërinjtë e tij kur ndodhi ngarja, Sergio dhe Henri Tatasi, ku ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital. Fillimisht, pati një sherr me sende të forta si shkop bejsbolli apo karrige, duke krijuar kaos në një prej rrugëve të lagjes 13 të qytetit.