Zbardhen detaje të tjeranga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrënë në lagjen nr.13 në Durrës, ku i vrarë mbeti 39-vjeçari Armando Baboçi dhe u plagos djali i tij si dhe një nga agresorët.

Gjatë një raportimi live në News 24, gazetarja Klodjana Haxhiaj tha se shkak i sherrit të dhunshëm mes babë e bir dhe fisit Tatasi nisi pasi një prej tyre iu drejtua se; “Pse më shihni shtrembër”.

Kaq mjaftoi që mes Armando Baboçit, i cili shoqërohej nga djali, Erald Gjini, dhe Klodjan Dacit, Henri Tatasi (i plagosur) si dhe Sergio Tatasi të niste një përplasje fizike, ku u përdorën dhe karrige e shkopinj bejsbolli dhe më pas u përdor arma e zjarrit.

Të arrestuar për veprën penale “Vrasje me paramendim” janë Klodjan Daci, Henri Tatasi si dhe Sergio Tatasi, ndërsa Endri Cimo (Bregu) dhe Argit Kastrioti janë arrestuar për “Moskallëzim krimi”.

Dyshohet se me armë zjarri ka qëlluar 20-vjeçari Klodjan Daci.

Pak pas ngjarjes, autorët e krimit janë larguar me një makinë dhe tentuan që të largoheshin, duke mos iu bindur urdhrit të policisë. Por falë postbllokut të ngritur prej 48 orësh në këtë qytet, policia ndaloi autorët, ndërsa i shoqëroi ata në komisariat.