Pse shtohen të uriturit në Durrës? (VIDEO)

16/05/2019 - 14:24

Në një qytet si Durrësi me ekonomi që bën diferencën me të gjithë qytetet e tjera të vendit përveç kryeqytetit,  të varfërit janë duke u shtuar. Që janë duke u shtuar nuk duhet shumë mund për të verifikuar se në çfarë shkalle varfërie po përfundojnë shtresat më në nevojë. Një vëzhgim në treg dhe aty shikon se çfarë produktesh blejnë, sa shpenzojnë në ditë qytetarët qoftë edhe për të bërë drekën, vaktin kryesor.

Pavarësisht se produktet vendase kanë hyrë në tregun e përditshëm, çmimet në vitin 2019 mbajnë një rekord historik.

Në treg aty ku zonjat dhe familjarët shkojnë çdo ditë për të bërë pazarin e përditshëm, ka mjaft irritim, zemërim, ka trishtim e lëngim.

Nga një bankinë në tjetrën vëren se ata që i drejtohen tregut përballen me pamundësinë e blerjes së ushqimeve të përditshme, për të gatuar drekën apo vaktet e tjera. Janë e gjithë shtresa e mesme e popullisë dhe ajo me të ardhura të pakta që kanë tkurrur konsumin e përditshëm si pasojë e çmimeve të larta, duke nisur nga patatja, qepa, domatet, sallata, nga perimet dhe frutat.

Njëzëri si konsumatorët por edhe tregtarët, thonë se konsumi e blerjet kanë rënë. Popullsia ka nisur të kënaqet me sa më pak. Kryesisht në këtë kategori janë pensionistët, që në Shqipëri janë 600 mijë të tillë; të papunët që mbahen me ndihma apo me ndonjë dërgesë nga jashtë, ata që përfitojnë nga ndihmat sociale apo me aftësi ndryshe. Të gjitha këto kategori dalin jo pak të uritur nga shtëpia dhe nga tregu. Por ashtu si konsumatorët, janë edhe një pjesë e tregtarëve të cilët tregtojnë në bankinat e tregut.

Ata janë të irrituar!

Si asnjë vit më parë, produktet e shportës, por edhe ato jashtë saj, të përditshme, janë me çmim 50% më lart se në të njëtën periudhë të viteve të shkuara.

Çmimet e larta kanë tkurrur edhe më shumë kërkesën e konsumatorit, të cilët jo vetëm që nuk kërkojnë cilësinë e produkteve por synojnë çmimet më të lira të produkteve. Produktet vendase kanë dalë në treg. Fermerët nga të katër anët e vendit kanë hedhur në treg prodhimet, por janë të pakta. Qepët dhe patatet, bizelet, bishtajat, sallata të gjitha me çmime dy herë më të larta se normalja e kësaj stine. Ofshajnë tregtarët së bashku me konsumatorët.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kandidimi i Valdrin Pjetrit për kryetar të bashkisë së Shkodrës e vuri edhe njëherë Kryeministrin dhe Partinë Socialiste në shënjestër të

Sot është mbledhur Task Forca e kontrollit të plazheve në Qarkun e Durrësit, ku merrte pjesë ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klos

Sipas MeteoAlb, ditën e sotme moti parashikohet të jetë me diell përgjatë ultësirës perëndimore dhe do të ketë vranësira të pakta në zona

Pas vdekjes së gazetaritt ë njohur Fatos Baxhaku, ka ardhur një reagim edhe nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka publikuar një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe publicistit Fat

Të premten, paradite, më 16 gusht 2019, në komandën e Forcës Detare në Pepa të Durrësit u prezantuan 12 oficerë të rinj.

Një dëshmitare okulare e ngjarjes së rëndë ku dy punëtorë vdiqën dhe dy të tjerë u plagosën rëndë pas rrëzimit të një skele në një pallat

Të premten, më 16 gusht 2019, në qytetin e Durrësit, inspektorët e task forcës së transportit rrugor monitoruan të gjitha linjat e transp