“Të vjedhësh është mëkat…akoma më shumë kur vjedh në Kishë!”

Kisha ortodokse e Shën Dominikut në Durrës, e cila ra pre e vjedhjes një javë më parë, publikon pamjet e hajdutit që vodhi arkën me para të kishës, dhe kërkon ndihmën e qytetarëve që në bashkëpunim me policinë, të identifikohet autori dhe të vihet përpara drejtësisë.

“Të dielën, Festa e Rrëshajeve, një person ka vjedhur para në Kishën tonë. Janë lekë të popullit që përdoren për t'iu ardhur në ndihmë nevojtarëve dhe për punimet në Kishë. Le të bashkëpunojme me Policinë e shtetit duke identifikuar këtë person. Njëkohësisht lutemi për të dhe për bashkësinë tonë famullitare që të këtë gjithnjë e më shumë një ndërgjegje të pastër”, thuhet në faqen e “Facebook”-ut të kishës.