Publikohen bisedat e përgjuara mes Xhisielës dhe Rexhepit

17/10/2018 - 16:28

Përgjimi ambjental mes të rinjve Rexhep Rraja dhe Xhisiela Maloku është kryer në Prokurorinë e Krujës, në datën 29 shtator, ndërsa dy të rinjtë janë regjistruar për rreth 2 orë e 30 minuta.

Biseda mes të rinjve është regjistruar një ditë para arrestimit të djalit të deputetit të PS, fillimisht prokurorja Mirela Kapo ka pyetur në seanca të ndara dy protagonistët Xhisiela Malokun dhe Rexhep Rrajën ndërsa më pas ka bërë ballafaqimin e tyre.Në bisedë Xhisiela thotë në prani të ish-të dashurit të saj se i ka thënë prokurores së nuk do të flasë për dhunën pasi nuk është në gjendje.

Xhisiela: Ja për këtë, nuk mbaj mend thash, nuk du t’flas për tjetër njeri. A e ke dhënë me dijenin tënde a t’ka detyru kush? Jo, vetëm për kët tha, për dhunën nuk do t’flas thash nuk jam në gjendje.

Rraja: Ku do t’flasësh?

Xhisiela: N’Tiranë

Rraja: Po a e kena lanë që këna shpresat matanë, mos me u humb shpresat.

Ndërsa në vijim zbulohet se lidhja mes të rinjve duket se nuk e ka pëlqimin e deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili i ka thënë djalit të tij se do e bëjë lanet të birin nëse shkon pas 25 vjecares. Edhe në këtë bisedë dy të rinjtë duket se janë treguar të kujdesshëm, pasi  shpesh duket të flasin të rezervuar, apo edhe me kode me njeri tjetrin.
Referuar bisedës, 25-vjecarja insiston tek ish-i dashuri i saj Rexhep Rraja se para prokurores ka është shprehur se i qëndron deklarimit të dhënë me vullnetin e saj dhe se nuk e ka detyruar kush.

Si pjesë e bisedës mes tyre, Xhisiela i thotë ish të dashurit, se kanë ushtruar dhunë ndaj njeri tjetrit disa here, ndërsa i riu i thotë se pistoletë nuk ka përdorur ndonjëherë ndaj saj.

Xhisiela: Jena rraf 100 here sa jena rraf ne?! Edhe unë t’kam rraf një herë ta dish! Do t’denoncosh?

Rraja: Pistolete nuk kam përdor ndonjëherë ndaj m’vje inat.

Në bisedë, vërehet se disa herë ata i drejtohen njëri tjetrit me fjalë fyese, ndërsa në përfundim të bisedës ata thonë se do të shkojnë diku për të drekuar.

Xhisiela: Do ikim pastaj të hamë nai gjo se vdiqa?

Rraja: Po a tu prit Indriti, pra do ikim me hangër bukë.

Xhisiela: Do vijsh ti?

Rraja: Po do vij unë. Prandaj po t’ them mos prish punë.

Xhisiela: Jo mor s’prish punë, por ti m’hangre m’çmene. I kam hudh fare, m’kanë marrë në pytje disa herë.

Rraja: Po mirë unë du ta shikoj ta lexoj.

Xhisiela: Po i kam hedh mor qafsh t’gjithë./BalkanWeb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Më 28 tetor të këtij viti, kryeministri Rama u ndal në një prej familjeve më të varfra të Shijakut.

Në datë 20 nëntor, 2018, Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës (UAMD), Prof. Dr.

Një shkëmb i përmasave të mëdha ka rënë sërish nga Mali i Torovicës në rrugën kryesore. 

Policia e Shtetit ka dhënë disa këshilla të vlefshme për drejtuesit e mjeteve, teksa në disa zona të Shqipërisë kanë rënë reshjet e para

Tragetet e linjës Bari-Durrës janë ankoruar sot paradite në Terminalin përkatës me vonesa të vogla nga grafiku i parashikuar, ndërsa rret

Mbetemi nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme në të gjithë vendin duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezente që në orët

Aksi rrugor që lidh shëtitoren “Taulantia” me zonën e Currilave në Durrës është përmbytur.

Emisioni “Stop” trajtoi sonte rastin e një “shëruesi”, ose siç njihen ndryshe guru”, që pretendon se zgjidh hallet e qytetarëve.

Konsullata e nderit e Turqisë, e para përfaqësi diplomatike turke në rrethe, është hapur në Durrës.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar pas deklaratës së ambasadës amerikane në Tiranë ku përmendej dhe ai.