Pasi ka përfunduar dita e parë e shkollës pas dy javësh ndërprerjeje, bëhen të ditura emrat e shkollave që janë dëmtuar dhe si rrjedhojë procesi mësimor në këto godina nuk po zhvillohet, por në shkolla të tjera pritëse.

Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda, gjatë konferencës së radhës për të bërë përditësimin e të dhënave dhe bilancin paraprak të punës në qarqet e prekura nga tërmeti ka publikuar listën e shkollave në fjalë.

Në Bashkinë Durrës, janë dëmtuar 12 institucione arsimore,  dhe 7071 nxënës të këtyre shkollave janë transferuar në 15 shkolla të tjera pritëse për zhvillimin e procesit mësimor.

Vihet re që dy shkolla i kanë shpërndarë nxënësit në 2 apo 3 shkolla të tjera pritëse, konkretisht 704 nxënës të “Shaqe Mazreku”-t i kanë dërguar në: “Jan Kukuzeli”, “Kushtrimi i Lirisë” dhe “Nënë Tereza”.

Ndërsa 805 nxënësit e “Njazi Mastori”-t në Sukth kanë shkuar në dy shkolla pritëse: “Dhosi Liperi” dhe “Sukth Katund”.

Lista në vijim: