Publikuan lajme të rreme për tërmetin/ Policia shoqëron dy gazetarë (EMRAT)

23/09/2019 - 07:37

Pas publikimit të lajmeve të rreme nga disa portale të cilat shkaktuan panik tek qytetarët ka ardhur edhe reagimi i Policisë së Shtetit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka shoqëruar në Polici gazetarin e portalit “SYRI.net”, Aurel Rakipllari dhe gazetaren Daniela Grica e “Shekullit” të cilët kanë bërë publikim të rremë të lajmit për tërmetin me pasoja paniku te qytetarët.

Njoftimi i plotë i policisë:

Menjëherë pas publikimit të një lajmi të rremë në portalin “SYRI.net” dhe më pas edhe në disa portale të tjera, se sipas parashikimeve të një sizmologu grek do ketë në orën 23.30 një tërmet të fuqishëm, lajm i cili shkaktoi panik të madh tek qytetarët të cilët braktisën banesat dhe dolën në rrugë, Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë shoqëruar në Polici gazetarin e portalit “SYRI.net”, Aurel Rakipllari dhe gazetaren Daniela Grica e “Shekullit”, për veprime të mëtejshme, të cilët kanë bërë publikimin e këtij lajmi të rremë, me pasoja paniku te qytetarët.

Policia e Shtetit ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të autorësisë së këtij lajmi dashakeq që krijojë frikë e panik tek qytetarët.

Policia e Shtetit ju bën thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e njoftimeve dashakeqe dhe siguron ata se cilido që do përhapë njoftime të tilla do të përballet me forcën e ligjit.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e medias që të tregohen më të kujdesshëm në njoftimet që shpërndajnë, duke kërkuar informacion zyrtar para publikimeve të lajme që krijojnë frikë e panik tek qytetarët.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia Kufitare ka marrë masat në të gjitha pikat e kalimit kufitar tokësor, për vijimin normalisht dhe pa probleme të aktivitetit kufit

SPAK krijoi sot Seksionin kundër Krimit të Organizuar dhe Seksionin kundër Korrupsionit.

Seanca  gjyqësore në Gjykatën e Tiranës është shtyrë për në datën 4 qershor ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

Ka rezultuar negativ tamponi i parë i punonjëses së Kadastrës në Durrës, familjarët e së cilës janë të infektuar me Covid-19.

Sinoptikania Adiola Bani, tha se gjysma e parë e muajit qershor do të jetë e freskët dhe me reshje shiu.

Me rastin e 1 qershorit, kryebashkiakja e Durrësit ka vizituar sot kopshtin “7 Marsi” dhe çerdhen nr. 4 në Shkozet.

Qindra qytetarë me automjetet e tyre i janë drejtuar Kosovës duke shfrytëzuar hapjen e kufijve pas një periudhe izolimi më shumë se 2 muj

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar në media se një 76-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në Tira

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 24 orët e fundit janë konfirmuar 6 raste të reja me covid-19.

Familjarët e nje punonjëseje të Kadastrës në Durrës kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.