Punësimi sezonal, si mund të aplikoni për të punuar në SHBA

Postuar: 21/04/2017 - 09:26

Ambasada Amerikane në Tiranë shpall kriteret për Programin Veror të Punësimit, ku aplikimi për këtë program për 2017-ën ka nisur që prej datës 1 Mars.

Sipas Ambasadës “në vitet e mëparshme, nxënësit shqiptarë kanë udhëtuar në qytete të ndryshme në të gjithë Shtetet e Bashkuara, ku ata përjetuan kulturën amerikane me anë të Programit Veror të Punësimit. Ata nga ana tjetër ndanë kulturën dhe gjuhën e tyre me komunitetet pritëse dhe dhanë një përvojë reciprokisht të dobishme ndërkulturore në këmbim”, thuhet në njoftim.

Kriteret

Për të marrë pjesë në Programin Veror të vitit 2017 të Punësimit, aplikantët duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:

-Ata duhet të jenë studentë me kohë të plotë në një universitet të akredituar së fundmi, të cilët kanë përfunduar të paktën një semestër të vitit të parë të universitetit.

-Duhet të zotërojnë mirë gjuhën angleze dhe të kenë rezultate të mira shkollore.

-Çdo student duhet të jetë i aftë të demonstrojë se ai/ajo do të kthehet në Shqipëri në përfundim të programit. Studentët e vitit të fundit, mund të aplikojnë, por ata mund të kenë më shumë vështirësi për të dhënë prova të lidhjeve të mjaftueshme me Shqipërinë. Për ata që kanë ndjekur më pak se një vit universitet, koha e studimeve, mund të mos konsiderohet një investim i konsiderueshëm në shkollim aq sa të krijojë lidhje me Shqipërinë.

-Ata duhet të kenë një vend pune të konfirmuar në Shtetet e Bashkuara, në kohën e intervistës.

-Studentët me kohë të pjesshme, me korrespondencë, ashtu si edhe ata që ndjekin shkolla profesionale, ata që mësojnë në distancë, dhe shkolla të mesme për të rritur, nuk kualifikohen për Programin Veror të Punësimit.

-Ne nuk mund të miratojmë vizat e Programin Veror të Punësimit për studentët që nuk marrin pjesë në një institucion plotësisht i akredituar. Studentët që ndjekin programet e akredituara brenda institucioneve të pa akredituar nuk do të pranohen. Ambasada nuk mund të miratojë çdo aplikim që nuk i plotësojnë kriteret e mësipërme.

Që nga 24 dhjetori i 2015, vetëm studentë nga disa Institucione të Arsimit të Lartë mund të marrin pjesë në këtë program. Për më shumë informacion mund të merrni në https://al.usembassy.gov/sq/visas-sq/nonimmigrant-visas-sq/programi-vero...

Në përfundim thuhet se Ambasada do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet në sistemin arsimor dhe të rishikojë këtë udhëzim si të nevojshëm.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rëndohet edhe më shumë situata për 29-vjeçaren nga Durrësi, shtetasen E.A., e cila akuzohet për dy vepra penale, “Shkatërrimi i pronës” d

Një ditë më parë DurësLajm publikoi lajmin për aksidentimin e rëndë të një 61-vjeçari që po udhëtonte me biçikletë.

Zbardhen akset rrugore që lidhen me Tiranën, të cilat do të bllokohen nga Partia Demokratike nesër ora 11:00 deri në 12:00.

Pas thirrjeve të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për bllokim të trafikut kombëtar ditën e nesërme, ka reaguar drejtori për

Ergys Gjioveshaj, 33-vjeçari që u ekzekutua në lokalin me muzikë live në qytetin e Vlorës humbi jetën vetëm pak pasi mbi të ishin zbrazur

Na erdhi në tavolinën tonë me mendjemadhësi dhe na qëlloi me pëllëmbë. Aty reaguam ne”.

Temperaturat e ditëve të fundit duket sikur kthyen pas stinën e ftohtë të dimrit, pavarësisht që gjendeshim në mes të stinës së

Prokuroria ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në Portin e Durrësit ku në dy raste kaluan 10,2  tonë kanabis me kamion

Megjithëse gjatë muajve të fundit janë goditur disa banda hajdutësh, në Durrës duket se vjedhjet nuk do të ndalojnë ndonjëherë.

Një aksident ka ndodhur këtë paradite në autostradën Tiranë-Durrës, ku janë përfshirë pesë automjete.