Kryepolici Ardi Veliu i kërkon vartësve të tij të shmangin orët shtesë të punës në radhët e efektivëve të Policisë së Shtetit, kjo për faktin se fatura financiare për mbikohën e punës është e papërballueshme. Madje, në shkresën drejtuar vartësve me firmë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit e cila mban datën 1 shkurt, thuhet se në buxhetin e Shtetit për vitin 2019, nuk përcaktohet në asnjë njësi fatura për orët shtesë.

Në këto kushte, kryepolici Veliu kërkon të mundohet të shmanget puna e punonjësve të policisë jashtë orarit. Po ashtu, ai kërkon që asnjë efektiv i policisë të mos kryejë punë shtesë nëse kjo detyrë jashtë orarit nuk shpërblehet me ditë pushimi. Vetëm në kushte të veçanta dhe specifike ku është i pamundur dhënia e ditëve të pushimit, atëherë të bëhet kompensim financiar.

Sipas shkresës së drejtorit të Policisë së Shtetit, dërguar drejtorive vendore, për të gjitha rastet e orëve shtesë, grupet e veçanta të punës, duhet që brenda datës 20 të çdo muaji të shpallin listat për llogari të orëve shtesë në dy muajt paraardhës.