Punësimet gjatë fushatës zgjedhore, prokuroria hap dosjen për 3014 vende

14/11/2017 - 17:11

   Pas kallëzimit të ish-zëvendës kryeministres teknike Ledina Mandia, se qindra persona ishin punësuar gjatë fushatës elektorale në shkelje të Kodit Zgjedhor, Prokuroria e Tiranës ka mbyllur verifikimet dhe ka nisur hetimin penal për dyshimet se është shpërdoruar detyra dhe është ushtruar korrupsion aktiv gjatë zgjedhjeve.

Burime të sigurta i thane Top Channel se dosja mban numrin 7.564 dhe hetimi konsiderohet i hapur në datën 22 shtator 2017.

Pjesëtarë të grupit të hetimit, që janë pjesë e task forcës, shtojnë se ka bindje që zyrtarë të administratës kanë konsumuar këto dy vepra penale jo vetëm në përfundim të këqyrjes së raportit të dorëzuar nga Mandia, por edhe të disa përgjigjeve të depozituara me kërkesë të prokurorisë nga Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve.

Ndërsa ish-zëvendës kryeministrja Mandia, kryesuesja e taks forcës ministrore, denoncoi në prokurori se gjatë fushatës zgjedhore ishin kryer 3.600 lëvizje në administratën shtetërore, nëse shkresën që Top Channel diponon Drejtoria e Tatimeve i përgjigjet Prokurorisë së Tiranës duke konfirmuar këtë kallëzim.

Prokuroria thotë se nga data 25 maj 2017 deri në 22 qershor 2017 rezulton: “Sipas informacionit të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka rezultuar se për periudhën e kërkuar, me anë të email-it janë punësuar rishtaz, apo larguar nga puna një numër prej 3.014 personash, duke rënë ndesh me nenin 88, pika 3 e Kodit Zgjedhor”.

Për këtë arsye, kryeprokurori i Tiranës Petrit Fusha dhe shefja e njësisë task forcë Deniona Katro u ka dërguar të gjitha drejtorive një shkresë me anë të së cilës kërkohet informacion i plotë për çdo person të larguar nga detyra dhe të emëruar gjatë muajit të fushatës zgjedhore.

Prokuroria kërkon gjithashtu dosjen personale të këtyre punonjësve dhe praktikën e ndjekur, ndërsa paralajmëron se drejtoritë duhet të përgjigjen brenda afatit të 10 ditëve, pasi çdo vonesë sjell zvarritje të hetimit. /TCH

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ngjarja e 15 gushtit në Porto Palermo, ku Mihal Kokëdhima, pronar i një resorti që u shemb nga IKMT, sulmoi familjen e miliarderit spanjo

Gazetari Çim Peka ishte i pari që hapi sezonin politik të emisioneve LIVE me një intervistë me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bas

Në Shqipëri, Partia Demokratike, iu drejtua sot zyrtarisht Prokurorisë duke kërkuar që të nisë verifikimet lidhur me kryebashkiakun socia

Pushime verore po u vjen fundi dhe në muajin shtator pritet të mbahet mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak Durrës.

Zbardhen detaje nga plagosja e 48-vjeçarit, në një fshat të Shijakut, gjatë tentativës së tre personave për t’i grabitur shtëpinë.

Edhe këtë fundjavë, Shqipëria do të “pushtohet” nga temperaturat e larta.

Që prej disa ditësh në portin e Durrësit ka nisur rikthimi masiv i bashkëatdhetarëve që kaluan pushimet verore pranë familjeve të tyre në

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, zhvilloi një mbledhje analizë me policinë bashkiake.

Gjatë seancës së sotme në gjykatën e Tiranës, ku u dha masa e sigurisë për të arrestuarit pjesë e skemës së mashtrimit me kredi fiktive n

Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar përmes një deklarate, pas lajmeve të publikuara në media për transferimin e Dosjes 184 në Prokurorin