Në datën 20 maj në kryeqytet do të zhvillohen punime në kabina nga ora 09:00 deri në 15:00 e për rrjedhojë përgjatë këtyre orëve do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Pa energji do të mbeten këto zona:

Yzberisht pjesërisht, pallatet e Minierës, rruga "3 Dëshmorët", rruga "Kongresi i Manastirit", rruga "Kujtim Laro", rruga "Sitki Çiço", rruga "Ali Demi", rruga "5 Maji", rruga "Ferit Xhajko",  rruga "Gjon Buzuku".