OSHEE ka njoftuar se për shkak të punimeve në rrjet të planifikuar për ditën e sotme, në disa zona të Tiranës do të ketë stakim të energjisë elektrike deri në orën 16:00.

Zonat që do të mbeten pa energji janë:

"Haxhi Hysen Dalliu", "Pashko Gjeci" afër Kthesës së Kamzës, "Fehmi Agani", "Gjergj Legisi" tek Blloku i Pall. Gintash, "Njazi Meka", "Andrea Mano", "Pandi Dardha", "Thoma Filipeu" pranë TV Tirana, "Muhamet Deliu" pranë rep. Renea, "Ali Demi", "Idriz Dollaku" dhe  rruga e "Dibrës" si dhe te Medreseja.