Punimet në autostradën Tiranë-Durrës për vendosjen e dy tubacioneve të shkarkimit të ujit janë drejt fundit.

Kompania që mirëmban autostradën ka nisur të asfaltojë rrugën e prerë tërthorazi, poshtë së cilës janë vendosur tombino inoksi.

Prej 12 ditësh kompania mirëmbajtëse po punon duke bërë bllokimin e qarkullimit dhe devijimin e automjeteve në dy rrugët sekondare. Kjo ka shkaktuar një trafik të rënduar në autostradë si dhe radhë mbi 5 kilometra kryesisht në orët e pikut.

Kompania ndërtuese dhe ARRSH kanë deklaruar përfundimin e punimeve në autostradë brenda afatit 2-javor.