Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore kanë njoftuar përsëri ditën e sotme se në kuadër të rehabilitimit të disa rrugëve, duke nisur nga sot do të ketë bllokim të aksit rrugor Vorë-Kthesa Rinas-Fushë Krujë.

ARRSH njofton përmes një deklarate, se gjithashtu mjetet e transportit të mallrave/kamionët që udhëtojnë nga Shkodra, Lezha në segmentin Milot – Fushë-Krujë në drejtim të Tiranës dhe Durrësit duhet të ndjekin aksin në drejtim të Kamzës dhe të vazhdojnë udhëtimin nëpërmjet autostradës. 

DEKLARATË E ARRSH:

Ne vijm te njoftimeve te meparshme lidhur me rehabilitimin e segmentit Vore – K/Rinasit – Fushe Kruje ju rikujtojme perdorueseve te rruges se segmenti nga Kthesa e Doganës së Tiranës deri tek kthesa për Prezë eshte i bllokuar plotesisht per arsye te kryerjes se punimeve rehabilituese. 

1. Sic edhe eshte njoftuar me pare Dogana e Tiranes eshte e aksesueshme nga nga ana e Vores. Mjetet mund te aksesojne Doganen vetem nepermjet segmentin rrugor Vore – Dogana e Tiranes per te kryer sherbimet Doganore dhe te kthehen perseri ne drejtim te Vores. 

2. Mjetet e transportit te mallrave/kamionet qe udhetojne nga Shkodra, Lezha ne segmentin Milot – Fushe Kruje ne drejtim te Tiranes dhe Durresit duhet te ndjekin drejtimin te Kamzes dhe te vazhdojne udhetimin nepermjet Autostrades. 

3. Mjetet e vogla qe udhetojne nga Veriu rekomandohet te vazhdojne udhetimin ne drejtim te Tiranes dhe Durresit nepermjet segmentit rrugor Fushe Kruje – Kamez si edhe nepermjet segmentit Ahmetaq (kthesa e Rinasit) – Rinas – Qafe Kashar. 

4. Rruga eshte e hapur gjithashtu per te gjitha automjetet qe duan te kryejne sherbimet e Kontrollit Periodik ne qendren SGS vetem nepermjet drejtimit te Fushe Krujes.