Pushime në fund të gushtit? Moti ju sjell "surpriza" këtë javë!

20/08/2018 - 14:01

Për ata që kanë vendosur të pushojnë në ditët e fundit të gushtit, nuk do të kenë vetëm diell, megjithëse temperaturat do të arrijnë deri në 36 gradë.

Sipas "Meteoalb", ditët në vijim do të sjellin një sistem vranësirash, ndërsa nga data 25 deri më 27 gusht, do të ketë shira të konsiderueshme në të gjithë vendin.

Parashikimi i Meteoalb: Gjatë gjithë javës, moti vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, më të shpeshta gjatë pasditeve kur priten edhe shira të përkohshme kryesisht në Qendër dhe Jug të vendit, ndërsa rrebeshe afatshkurtra në ekstremin Verior. Parashikohet që dt. 25 – 27 të sjellin një sistem të organizuar vranësirash, rrjedhimisht edhe shira të konsiderueshme thuajse në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do vijojnë me ndryshime të lehta, ku një rënie e lehtë pritet në temperaturat e mëngjesit ndërsa gjatë mesditës temperaturat variojnë nga 27 - 31°C në zonat malore dhe nga 33 - 36°C në zonat e Ultësirës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

E diela me diell, ka bërë që qytetarë të shumtë t’i drejtohen zonës turistike të Durrësit, Currilave.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar sot dy foto nga zyra e Kongresmenit amerikan Eliot Engel duke e cilësuar si një kujtim të

Shkon në 40 numri i personave të shoqëruar për veprime të dhunshme gjatë protestës së të shtunës në Tiranë.

Kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme dominojnë të gjithë territorin gjatë orëve të para të ditës.

Tension dhe përplasje edhe në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Protesta e sotme e organizuar nga opozita e bashkuar ka marrë vëmendjen e të gjithëve, e ndërsa disa nga fotot e shkrepura në atë 5 orësh

Protesta e sotme e opozitës së bashkuar solli 16 të lënduar, mes tyre protestues, efektivë të policisë por edhe gazetarë, e ndërsa po ash

Përshkallëzimi i situatës gjatë protestës së opozitës në Tiranë është pasqyruar menjëherë nga Associated Press që flet për një konfrontim

Gjatë protestës së opozitës, një numër i konsiderueshëm gazetarësh, protestuesish dhe punonjës të policisë mbetën të lënduar.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka përshëndetur efektivët e policisë që u angazhuan për mbarëvajtjen e protest