Evidentohet dhe goditet një rast i armëmbajtjes pa leje në Durrës, policia arreston në flagrancë një shtetas që qarkullonte me armë zjarri.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë si dhe në zbatim të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, nga Shërbimet e Policisë së Rendit në Komisariatin e Policisë Durrës, është arrestuar në flagrancë shtetasi:

-D.M., 28 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Ky shtetas është kapur nga Shërbimet në lagjen nr. 6, Durrës, duke lëvizur me armë zjarri tip "Ekol 99", e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".