Qentë e rrugës shqetësim e rrezik i madh për banorët e Durrësit! Ata shtohen, masa s'merren

Postuar: 15/04/2018 - 11:19

Qentë endacakë janë kthyer në një shqetësim i cili nuk po merr asnjë zgjidhje prej vitesh. Përkundrazi, duket sikur ata vetëm po shtohen duke e përkeqësuar situatën.

Tufat e qeneve, të cilët lëvizin si grupazh dhe që shpesh frikësojnë të madh e të vogël, tashmë i gjen në çdo cep dhe rrugë kryesore të Durrësit.

Nëse vite më parë ky ishte një problem që kishte të bënte me zonat periferike, prej kohësh tufat e qenve shihen në qendër të Durrësit dhe bulevardin kryesor, “Vollga” dhe në zona të tjera të populluara. Mes tyre tashmë nuk bën dot dallimin nëse ka të regjistruar si endacak dhe me shenjat dalluese, apo edhe të tjerë të cilët i janë shtuar rishtaz këtyre tufave.

Një debat i hapur është gjithmonë prezent edhe për mënyrën se si duhen trajtuar këto tufa që shpesh janë edhe të rrezikshme. Të rriturit mund të kujdesen edhe vetë duke e shmangur kalimin pranë tyre, por shqetësim përbëjnë fëmijët të cilët lëvizin nëpër troturare, teksa dalin nga dyert e shkollave apo teksa hyjnë në ambientet e banesave.

Paniku ndër njerëz të ndryshëm është në rritje, pasi në disa raste mund të shënohen edhe incidente, qentë mund të sulmojnë njëri-tjetrin apo çfarë është akoma më e rrezikshme, të kafshojnë edhe banorët e qytetit. Si në rastin e këtyre fotove, të shkrepura mëngjesin e sotëm, kur drejtuesit e automjeteve duhet të përzënë fillimisht kopenë e qenve për të hipur në makinë.

DurrësLajm” ka transmetuar dy vite më parë një video ekskluzive në qendër të Durrësit, ku një qen i rracës “Pitbull” u ndesh me një qen rruge, duke e lënë këtë të fundit të masakruar (shih videon këtu). Kjo është një tjetër problematikë sa u përket qenve të rrezikshëm e sulmues, të cilët pavarësisht se janë qen shtëpie e lëvizin me pronarët e tyre, këta të fundit nuk i pajisin ndonjëherë me maskë mbrojtëse. Mundësitë për incidente janë kthyer në serioze, ndërsa masa deri më tani nuk janë marrë nga asnjë organ shtetëror. Situata veçse vazhdon të rëndohet...

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte sot i pranishëm në aktivitetin “Lufta kundër trafikimit dhe mbajtjes së armëve” ku prezantoi s

Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, ka prezantuar raportin e përgjithshëm të Prokurorisë për vitin 2017.

Drejtoritë dhe komisariatet në të gjithë vendin kanë marrë urdhër nga Tirana për organizimin e ri, “Zonat Policore”.

Me shterimin e listës së parë prioritare me 57 prokurorë dhe gjyqtarë të niveleve të larta, përkatësisht edhe kandidatë për dy organet kr

Shqipëria do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, më të theksuara në zonat qëendrore dhe jugore.

   I rrezikshmi i Vlorës, Taulant Manaj (Beqiri) i cili u la i lirë në muajin gusht me një vendim të gjyqtares Herila Çela, i shpëton sër

   Një grup i FNSH-së, të maskuar me një makinë civile kanë ndaluar në mënyrë të befasishme në disa rrugë kryesore në Durrës duke ushtrua

   Departamenti amerikan i Shtetit publikoi të mërkurën raportin vjetor për terrorizmin në botë për vitin 2017.

Qeveria ka vendosur sot miratimin e vendimit për krijimin e Shkollës së Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar”, institu

Sot është organizuar hedhja e një shorti për të zgjedhur prokurorin që do të paraqesë pretencën për Emiljano Shullazin.