Gjatë gjithë ditës moti dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Edhe pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të shpeshta në ekstremin Verilindor duke i rrezikuar këto zona nga reshje të pakta dhe të izoluara dëbore.

Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit sërish ulen me 2-3°C gjatë mëngjesit duke shënuar minimalisht -4 apo -5°C, ndërsa mbeten konstante temperaturat e mesditës, pritet maksimumi 14 – 15°C në Jugperëndim.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor ndërsa në det dallgëzim ulet në 2 ballë.