Qeth gruan që mos e braktisë, në burg bashkëshorti dhunues

25/02/2020 - 22:04

Një 39-vjeçar në Tiranë ka përfunduar nën akuzë në gjykatën e kryeqytetit, pasi i ka prerë flokët gruas në mënyrë që ajo mos të dilte dhe kështu mos ta braktiste.

Kjo është Elida, e cila e dërgoi për herë të dytë bashkëshortin në qeli, së fundmi jo vetëm për shenjat në fytyrë por edhe për kokën e qethur zero. Prokurori Etien Kapo thotë në përfundim të hetimeve se bashkëshorti dhunues, ka kundërshtuar largimin e bashkëshortes nga shtëpia dhe kur ajo u kthye për të marrë edhe tre fëmijët ai ka marrë gërshërët dhe makinën e rrojës duke ia prerë flokët.

Por edhe pse i akuzuari këmbëngul se kjo është një sajesë e vajzës nga Mati, që sipas tij i ka qethur vetë flokët që të dërgojë burrin në burg, prokurori i thotë gjykatës se i akuzuari ka ushtruar dhunë. Por ky nuk është rasti i vetëm i dhunës. Një adoleshenteje në Tiranë iu qethën flokët që ajo mos të dilte pa leje nga shtëpia.

Gjyqtari paraprak Ardian Kalia urdhëroi dërgimin si të pandehur të kryefamiljarit i moshës 63 vjeç, i cili sipas akt akuzës, nuk pranonte dot largimet e vajzës dhe për këtë shkak në mesnatë e ka zgjuar nga gjumi dhe i ka qethur flokët.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Eugena Tomini, shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik thotë se Shqipëria është në nivelin e mesatares së Evropës sa i t

Ornela Gelaj është një nga mjeket shqiptare që shkoi në Itali me grupin e 30 mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria për të kontribuar në

Karantina si pasojë e përhapjes së koronavirusit ka bërë që të ulet ndjeshëm krimi në vend.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, Raul Gonzales, në një intervistë me gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, thot

Ndalesa e sotme e “Koncert në karantinë” në Durrës ishte lagjja nr.5, tek ish-befotrofi.

Auron Tare ka reaguar sërish sot në lidhje me incidentin e ndodhur në Portin e Durrësit, ku nuk u lejua që të akorohej një jaht luksoz.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në lidhje me testimin e CoVid-19, deklaroi se strategjia e testimit ve

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim iu ka bërë thirrje liderëve kryesorë politikë në vend, presidentit Meta, kryeministrit Rama dhe

Ndonëse vendi ynë po përballet me momente të vështira për shkak të koronavirusit, dhuna në familje vazhdon të jetë fenomen shqetësues në

Nuk ka të ndalur dhuna në familjet durrsake. Një grua nënë e dy fëmijëve të mitur është dhunuar nga bashkëshorti dhe vjehrra e saj.