Qeveria dyfishon bonusin për mjekët që shkojnë në rrethe

22/01/2020 - 18:22

Qeveria do të akordojë një bonus prej 250 000 lekësh përveç pagës për të gjithë ata mjekë, të cilët do të japin shërbimet e tyre në spitalet rajonale. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Më herët, bonusi i mjekëve ka qenë në vlerën 100 mijë lekë përveç pagës.

Vendimi

Për raste të veçanta të mungesës së mjekut specialist në shërbime të ndryshme të spitaleve rajonale e bashkiake, ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, brenda numrit të përgjithshëm të personelit spitalor, urdhëron kontraktimin, për një periudhë të caktuar, të mjekëve specialistë, sipas nevojave. Këta mjekë të specialiteteve të ndryshme, përveç pagës, trajtohen financiarisht me një bonus deri në 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë në muaj. Vlera e bonusit përcaktohet, rast pas rasti, nga ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ky bonus, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, trajtohet sipas shkronjës “e”, të pikës 2, të kreut II, të vendimit nr.77, datë 28.1.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për kontributet e detyrueshme dhe përfitimet nga sistemi i sigurimeve shoqërore dhe sigurimi i kujdesit shëndetësor”, të ndryshuar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-ministri i PS-së dhe ish-deputeti i kësaj partie në Shkodër në vitet 1982 - 1991, Ahmet Osja është ndarë nga jeta në moshën 80- vjeça

Ambasada shqiptare në Itali ka reaguar në lidhje me shpërthimin e Coronavirusit.

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë nismës së ndërmarrë nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili ka ftuar qytetarët që të bashk

Policia e Shtetit arrestoi ditë më parë disa persona, të cilët akuzohen se kanë organizuar lojëra fati në mënyrë të paligjshme.

Në një reagim për mediat, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin informacionet e rreme që në këto momente p

Një person në Shkodër i cili ishte arrestuar pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur ka tentuar që të largohet edhe nga komisariati

Paraditen e sotme në sheshin “Liria” të qytetit është zhvilluar aktiviteti “Një hap për Durrësin”. 

Naftëtarëve të Ballshit, të ciltë mbajtën sot një marshim në rrugët e qytetit lidhur me mungesën e rrogave të tyre, i janë bashkuar edhe

Gjykata e Tiranës pritet të japë sot masat e sigurisë për 33 nga 115 të arrestuarit në kuadër të operacionit "Fati i lojrave". 24 të tjer