Qeveria i jep miliona të tjera Klodian Zotos/ Inertet e tërmetit të Durrësit për inceneratorin

30/10/2020 - 20:10

Edi Rama ka autorizuar Klodian Zoton për trajtimin e inerteve të objekteve të shembura nga tërmeti në Durrës. Me një vendim të qeverisë dhe më pas me një procedurë të kryer nga Bashkia e Durrësit, inceneratori i Klodian Zotos ka marrë të drejtën e përpunimit të inerteve duke u shpërblyer me 75 milionë lekë të reja

Bashkia e Durrësit ka shpallur së fundmi tenderin për transportin e inerteve të krijuara nga tërmeti i 26 Nëntorit.  Sipas dokumenteve zyrtare, inertet do të transportohen në landfillin e Sharrës në Tiranë, për një vlerë prej rreth 750 milionë lekë të vjetra pa TVSH.

Bashkia e Durrësit është kujdesur të saktësojë se depozitimi i inerteve në landfillin e Sharrës do të jetë pa pagesë.

Por, ky sqarim i panevojshëm nuk shmang realitetin, atë që koncensionari i Klodian Zotos do të marrë miliona para ekstra nga buxheti i shtetit për përpunimin e tyre.

Me një vendim të 16 shtatorit 2019, Këshilli i Ministrave i akordoi Bashkisë së Durrësit fondin prej 75 milionë lekë të reja, me qëllim transportimin e inerteve të krijuara nga tërmeti. Ky fond është i njëjti që ka vendosur të përdorë Bashkia e Durrësit për transportin e inerteve drejt inceneratorit të Tiranës.

Pra, duket se gjithçka është orientuar nga qeveria e Edi Ramës, i cili ka lëvruar fondin për Bashkinë e Durrësit dhe kjo e fundit të zhvillojë procedurat për t’i transportuar në aktivitetin privat të Klodian Zotos.

Përpunimi i inerteve është një kosto shtesë për buxhetin e shtetit, i pasqaruar si duhet në kontratën koncensionare, siç konstatoi Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport konfidencial, të publikuar së fundmi në media.

Sipas KLSH-së, sasia ditore prej 700 ton mbetjesh është e bazuar në të dhënat historike vjetore të depozitimit të qarkut Tiranë të vitit 2014, të cilat japin një shifër prej 246.800 ton. Megjithatë, kjo sasi nuk përfshin 43.7 ton mbetje inerte që gjenerohen çdo vit gjithashtu në këtë qark, pra në Tiranë.

KLSH vlerëson se studimi i fizibiliteti nuk përfshin një projeksion për sasinë e mbetjeve që do të gjenerohen në këtë qark në 30 vitet e ardhshme, e cila pritet të jetë në rritje për shkak të rritjes së popullsisë dhe sugjeron tejkalimin e sasisë minimale prej 700 ton mbetje në ditë, çfarë do të sjellë kosto shtesë për buxhetin e shtetit.

Pra, KLSH konstaton qartësisht se buxhetit të shtetit do t’i shtohen kostot nga rritja e sasisë së inerteve vit pas viti. Por, përtej projeksioneve disa-vjeçare të KLSH-së, kostot për buxhetin e shtetit lidhur me përpunimin e inerteve pritet të rriten menjëherë, me vendimin e qeverisë “Rama” për transportin e mbetjeve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Durrës.

Referuar dokumenteve të Bashkisë së Durrësit, tenderi për transportin e mbi 69 mijë metra kub inerteve pritet të mbyllet në datën 11 nëntor 2020 dhe procesi do të vijojë për 12 muaj./SYRI TV

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell në të gjithë territorin.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi i ftuar mbrëmjen e sotme në Open ka publikuar denoncimin e qytetarit nga Shijaku, të c

Infektohet nga koronavirusi kryetari i bashkisë së Belshi, Arif Tafani.

Që nga dita e nesërme, datë 24 nëntor, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 25 nëntor dogana e Kakavijës, e vetmja pika kal

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale pasi kryepeshkopi Anastas Janullatos u shërua nga k

Ambasada Gjermane Tiranë njoftoi qytetarët se prej kësaj të hëne sektori i vizave dhe pasaportave është hapur sërish me kapacitet të kufi

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini ka folur në rubrikën "Opinion" në News24 për çështjen e transportimit të të sëm

Luljeta Kopliku, bashkëshortja e inxhinierit elektronik, Bashkim Kopliku ka folur për mediat duke zbuluar më shumë detaje për humbjen e m

Kandidatja për në  Gjykatën Kushtetuese Zhaklina Peto, qe u rikthye ne gare me vendim gjyqësor ka kallëzuar në SPAK nënkryetaren e KED Vi