QSUT me depo të re farmaceutike, inspektohet nga Rama

20/01/2019 - 15:42

Cilësia dhe siguria e barnave tashmë do të garantohet me magazinimin e tyre në një depo të re faramaceutike që po ndërtohet brenda ambienteve të Qendrës Spitalore Universitare, “Nënë Tereza”. Një investim që kap vlerën e 18 milionë eurove.

“Do ketë 7 dhoma frigoriferike me të gjitha kushtet optimale që duhen për barnat që vijnë. Çdo bar që futet në QSUT është i skanuar me një barkod dhe gjithashtu kur del, deri sa shkon tek pacienti, gjithashtu me barkodin e vet”.

Sipas ministres së Shëndetësisë, vendosja e lentes ose e kataraktit, e cila deri dje i kushtonte çdo qytetari 700 dollarë, do i shtohet listës së shërbimeve falas.

Do të ofrohet për më shumë se 2000 pacientë në vit, gjithashtu dhe në spitalet rajonale. Spitali Rajonal i Vlorës e ka filluar, gjithashtu pritet të fillojë dhe Spitali i Elbasanit”, u shpreh ministrja Manastirliu.

Teksa vlerësoi investimet që po kryhen në shëndetësi, Kryeministri e pa me vend të shprehë mbështetjen e tij edhe për punën e mjekëve.

“Këtu dhe në spitalet në tërësi ka mjekë fantastikë dhe infermierë shumë të devotshëm, kuptohet, ka edhe nga ata që na turpërojnë, por e vërteta është që unë e kam parë me shumë njerëz që kalojnë nga spitali, që ndryshojnë mendim kur bëjnë shërbimin, se presin keq dhe ju del mirë”.

Rama tha se ngritja e depos së re faramaceutike do të jetë një transformim i rëndësishëm për gjithë strukturën e shërbimit të Qendrës Spitalore Universitare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dhuna ndaj turistëve spanjollë dhe video me pamje si në filmat aksion ku pronari i lokalit “Panorma” në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima ka

Është liruar nga burgu kreu i FRPD-së, Arvit Bushati, pasi dhjetëra mbështetës të Partisë Demokratike protestuan para komisariatit të pol

Nëse mendoni se i nxehti ekstrem kaloi, gaboheni! Kjo javë do të rikthejë temperaturat përvëluese.

Dy turistet e humbura në Alpet shqiptare janë gjetur.

Eugenio Galdón është spanjolli që pa tmerr me sy teksa kishte zgjedhur të vizitonte Porto Palermon në Shqipëri dhe fati e përballi me Mih

Drejtori i Burgut “313”, Maksim Hamitaj, është pezulluar nga detyra për shkak se është gjetur në shkelje duke favorizuar disa të burgosur

25 automjete të gjobitura ditët e fundit nga Policia Bashkiake e Durrësit për parkime të gabuara.

Ergys Brahimaj është 31-vjeçari që humbi jetën pas shembjes së skelës në pallatin ku ai po punonte në Tiranë.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako ka zhvilluar ditën e sotme një takim me tri vajza të vogla durrsake dhe nxënëse shumë të m