Kryeministri Rama vizitoi sot Durrësin për të parë nga afër procesin e riparimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Në një bashkëbisedim me qytetarët, ai është njohur me problemet e tyre, pasi të shumtë ishin ata që ju drejtuan kryeministrit duke e pyetur se sa do të zgjaste rindërtimi, kur do të futeshin në banesat e reja si dhe çfarë masash ishin marrë për hajdutët që po vjedhin banesat e braktisura.

Kryeministri i qartësoi qytetarët se ndërtuesit nuk do të fillonin asnjë punim pa u miratuar nga qeveria projekti sipas standarteve të kërkuara. Teksa u përball me banorët, Rama u ka kërkuar atyre të bëjnë durim.

Bashkëbisedimi i Ramës me qytetarët:

Një banore e shoqëruar nga bashkëshorti i saj bëjnë me dije se qiraxhiu i kërkon lekët sepse nuk është paguar nga shteti.

Rama: Duhet pak durim.

Banorja: Dy muaj

Rama: Dy muaj nuk janë asgjë.

Banorja: Po ne nuk na kanë thënë gjë kur do bëhen.

Banorja: Jam rrugëve. Nuk e kanë paguar qiranë.

Burri i banores: S’ka marrë bonusin. Jam në shtëpi, po ai kërkon lekët.

Rama: Ai lekët i ka të garantuara përderisa ti ke letrën. Të gjithë ata që kanë letrën ata janë të garantuar dhe në rast kur pronarët krijojnë problemet ju duhet të na e bëni ne me dije. Në Itali kanë 15 vite që janë nëpër kabina dhe presin t’u bëhet shtëpia.

Qytetari: Kryeministër kemi mbetur rrugëve. Si do të bëhet kjo punë?

Rama: E kuptoj, pse je rrugëve? Ku? Pse je rrugëve? A je me qira? A po ta paguajmë qiranë? Je në rregull ç’ke? Të lutem, tani më fal. Zonja është brenda shtëpi, ti thua s’ke marrë. Edhe një herë, ai lekët i ka të garantuara përderisa ke lekët. Ti s’ke shkuar nga rruga. Kush ka letrën me vendimit e Këshillit Bashkiak. Kur ka probleme duhet të na bëni me dije se del ndonjë problem me pronarët. Duhet bërë projekti, duhet miratuar, të jetë sipas standarteve.

Qytetarja: Duam të dimë cfarë do të bëhet me ne?

Rama: Kur rri ti?

Qytetarja: Kam dy ditë që kam dalë nga hoteli

Rama: Shumë mirë ti do rrish me qira. Ne po merremi me këtë punë. Ti prit aty se je në rregull me këtë fatkeqësi.

Qytetarja: Por sa kohë do të zgjasë kjo?

Rama: Nuk e di sa kohë do të zgjasë rindërtimi. Ne po kërkojmë që ata që po bëjnë rindërtimin të bëjmë mermetim të thellë. Jo të bëjnë një mermetim që të bjerë muri prap.

Qytetari: Nuk kanë ardhur të verifikojnë banesat.

Rama: Janë bërë me mijëra verifikime. Të gjitha do të verifikohen. Kur të të vijë radha. Nëse ke një ankesë ditën e hënë tek Bashkia bëhen listat.

Qytetarja: Deri tani nuk ka filluar asgjë. Në pallatin tim janë futur koshat e plehrave brenda. E dyta po vidhen, edhe instalimet e pallatit.

Rama: E para mos fol pa lidhje. Kur thua nuk ka filluar asgjë, e ke përballë që po mbaron.

Qytetarja: E kemi për personale

Rama: Nuk kemi aq njerëz dhe aq mundësi se nuk ka asnjë shtet që të ketë persona aq sa ka apartamente. Ku rri ti?

Qytetarja: Tek zona e  plazhit me qera?

Rama: Kush ta paguan?

Qytetarja: Një pjesë shteti një pjesë vetë

Rama: Shumë mirë, ti do të rrish me qera derisa të të vijë radha

Qytetarja: Po na vidhen instalimet elektrike

Rama: Lëri këto instalimet elektrike tani, mos fol kot. Po na vidhen instalimet. Do t’i gjesh të bëra se nuk do të kërkojë njeri. Instalimet do të vendosen. Nuk do t’i kërkojë njeri ty.

Qytetarja: Dua një zgjidhje imediate

Rama: Nuk ka zgjidhje imediate. Ndërtuesi nuk i fillon ndërtimet pa i miratuar ne dhe pa standartet e kërkuara.