Shefja e Poliklinikës së Specialiteteve, Ardiana Hate, thotë për DurrësLajm se bota është përballur me viruse të ndryshëm çdo sezon dimëror dhe koronavirusi është një i tillë.

“Ashtu siç do virus duhet të ketë masa mbrojtëse por nuk duhet të ketë alarm në popullatë, pasi virusi kryesisht zë moshat e treta dhe ata me probleme të rënda shëndetësore.”, thotë ajo.

Durrësi është qyteti port më i madh në Shqipëri, dhe afërsia me shtetin italian ka krijuar një situatë të rëndë në popullatë.

Qytetarët durrsakë prej tre ditësh kanë vrapuar drejt farmacive për të siguruar maska mbrojtëse.

Maskat që kanë gjendje u shitën me çmime disa herë më të larta, ndërsa ka përfunduar edhe xheli dezinfektues e alkooli. Qytetarët shprehen se janë në panik.

K.H.