Qytetarët e Durrësit të skualifikuar nga granti i Rindërtimit: Po bëhet padrejtësi me ne (VIDEO)

29/06/2020 - 10:31

Me dhjetëra banorë të Durrësit janë dyndur mëngjesin e sotëm në bashki për të bërë ankimimin pasi nuk janë përfshirë në listën e parë të personave që do të përfitojnë grantin e Rindërtimit të banesave.

Në listën e skualifikimeve janë përfshirë rreth 2500 qytetarë për arsye nga më të ndryshmet. Të irrituar nga skualifikimi, qytetarët janë dyndur sa në bashki dhe sa në njësi administrative për të marrë sqarime lidhur me atë se çfarë duhet të bëjnë tani për të përfituar grantin për banesën e dëmtuar nga tërmeti.

“Më kanë skualifikuar, pasi më kanë konsideruar shtetas të huaj. Unë jam shtetas kosovar. Nuk e kuptoj pse duhet të përjashtohem”,- thotë një shtetas për "DurrësLajm".

Ndërkohë një qytetare tjetër shprehet se që në mëngjes është sorrollatur sa në njësinë administrative dhe sa në bashki për të mësuar arsyen e skualifikimit dhe tani i duhet të presë në radhë.

“Nuk e di pse më kanë skualifikuar. Shkova tek njësia administrative, më thanë shko në bashki. Tani jam këtu, por kushedi kur më vjen radha. Unë kam banesë të dëmtuar nga tërmeti, pse duhet të më heqin nga lista”,- thotë ajo.

Shumë të tjerë janë skualifikuar, pasi sipas pushtetit vendor kanë pasuri tjetër. Por qytetarët pretendojnë se zotërojnë vetëm atë shtëpi, që ia ka dëmtuar nga tërmeti dhe ndaj tyre po bëhet padrejtësi.

Ndërkohë, ajo që vihej re që në orët e para të mëngjesit në bashkinë e Durrësit ishte radha e gjatë e qytetarëve që nuk respektonin distancimin fizik. Pavarësisht se në zyrën e informacionit hyrja bëhej me radhë, në shkallët para bashkisë qytetarët rrinin ngjitur me njëri-tjetrin.

Ditën e premte, Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi listën e parë me 6257 qytetarë që do të përfitojnë grantin e Rindërtimit. Ndërkohë, qytetarëve të përjashtuar u është lënë afat 7 ditor për të bërë ankimimin, në të kundërt skualifikohen përfundimisht.

M.B.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shefja e Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror, Vjollca Braho, është e prekur me COVID-19.

Organizata Freedom House me qendër në Uashington tha se demokracia në Shqipëri pësoi rënie gjatë vitit 2019, duke materializuar shqetësim

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar sot një tjetër mbledhje të jashtëzakonshme me mjete të komunikimit elektronik ku ka miratuar kë

Teksa vendi ynë po përballet me shifra në rritje të rasteve me koronavirus, qeveria shqiptare vendosi sot përdorimin e maskës/barrierën m

Përmes një postimi në Facebook, aeroporti i Rinasit ka njoftuar se do të ndalohen fluturimet me Vjenën nga data 16 korrik deri më 31 korr

Në fillimin e pandemisë në vendin tonë, të gjeje maskë mbrojtëse, doreza apo dezinfektant nëpër farmaci ishte një fat i madh!

"DurrësLajm" po publikon më poshtë listën e 10 pallateve dhe 1 shtese anësore të cilat pritet të shemben për shkak të dëmtimeve nga tërme

Këshilli Bashkiak i Durrësit do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik mesditën e kësaj të

Shënohen 4 viktima të tjera nga Covid-19 në vendin tonë duke e çuar numrin në total në 101.

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.