Demokratët e jo vetëm, ndërtimin e “Velierës” në zemër të qytetit bregdetar e shikojnë si shkatërrim të historisë dhe arkeologjisë.

Por tani që gjykatat kanë folur me vendim të formës së prerë, punimet janë duke ecur, ndërsa fati i këtij projekti nuk dihet si do të shkojë, për aq kohë sa ka grupe interesi të shumta kundër tij.

Nuk ka një tjetër projekt publik që t’i ketë lodhur më shumë qytetarët e Durrësit sesa “Veliera”. Projekti i cili gjendet në zemër të qytetit të Durrësit, jo vetëm që është kthyer në debat poltik, në përplasje gjyqësore, por më së shumti gjendja në të cilën ka mbetur, u kthye në shëmti për sytë e të gjithë neve, që jetojmë çdo ditë të jetës në qytetin e Durrësit, e për çdo ditë duhet të përballemi me pamjen që ka mbetur.

K.H.