Koordinatorja e PD Durrës, Aishe Gashi ka publikuar në Facebook një video ku qytetarë të shumtë janë mbledhur pranë Drejtorisë së Patentave në qytetin bregdetar.

Ndërsa risjell në vemendje rregullin e vendosur nga Ministria e Shëndetësisë për të mos lejuar grumbullimin e më shumë se 10 vetave, Gashi shkruan:

“Ministria e Shendetesise thote nuk lejohen grumbullime mbi 10 veta.

Por nuk mer asnje mase per ti kryer sherbimet popullit ne menyr qe te mos ket te tilla grumbullime.

Pamje tek drejtoria e patentave ku qytetaret duhet te bejne pagesen e taksave te makinave.”