Pasi qëndruan për disa orë para Ministrisë së Arsimit ku nuk morën përgjigje për 8 kërkesat e tyre, një grup studentësh u stacionuan para Kryeministrisë.

Në një lidhje direkte për emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në ‘Nwes24’ një nga studentët protestues pohoi se ata do të qëndrojnë poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, deri në pritje të plotësimit të kërkesave të tyre.

“Nuk lëvizim nga Kryeministria. Do rrimë këtu. Po rrimë tek sheshi i fjalës së lirë, do presim Ramën. Ndaj erdhëm këtu. Pas emisionit presim që të vijë Rama. Nuk lëvizim prej këtu deri sa të marrim përgjigjen përfundimtare. Qytetarët u sensibilizuan me ne dhe siç e shikoni ne jemi pajisur me ushqime dhe batanije. Na kanë sjellë edhe ujë”, tha studenti.