“Qytetarët të jenë të përgatitur”, Haki Çako: Situata nën kontroll, ja kur pritet të rinisin reshjet e shiut

18/01/2021 - 15:00

Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako, në një lidhje me “News 24”, deklaroi se temperaturat së fundmi kanë qenë të ulëta në vend, duke shtuar se situata paraqitet sidoqoftë nën kontroll.

“Situata në vend është normale. Ka pasur temperatura nën zero në shumë territore të bashkive, kryesisht në veri dhe në veri-lindje, në Shkodër, Kukës, Dibër, Korçë, por edhe një pjesë të zonave në Vlorë dhe Gjirokastër. Situata është nën kontroll, pavarësisht nga prezenca e borës. Ka zona ku trashësia e borës ka shkuar deri në 2 metër. Po punohet për të pastruar borën nga rrugët. Rrugët rurale janë të hapura. Ka pasur vështirësi në kalim edhe në Dibër, por kalohet me zinxhirë rruga ose goma”, tha Çako.

Haki Çako theksoi se janë marrë të gjitha masat, pasi parashikohet se nga data 22 deri më 26 janar do të ketë sërish reshje shiu.

“Nuk ka zona të bllokuara tani që po flasim. KESH, OST dhe OSHEE institucionet e tjera kanë qenë në gatishmëri. Në Kalanë e Dodës është punuar për riparimin e dëmeve. Në Obot të Shkodrës ka rënë borë, por uji po tërhiqet ngadalë. pritet të bien reshje nga data 22 deri në 26 janar dhe ne kemi marrë masat. Situata është nën kontroll edhe për reshjet në Kaskadën e Drinit. Qytetarët të jenë të përgatitur për këto rrugë, të kenë kujdes. Numrat për ndihmë janë 128, 129, 112”, u shpreh Çako.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Facebook”  ka bërë të hënën një thirrje për partitë politike, duke u kërkuar atyre të jenë transparente për mënyrën se si do të financoj

Në Shqipëri vijojnë të mbeten të larta shifrat e viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19.

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit me rastin e 8 Marsit ka zhvilluar një vizitë në Qendrën për Shërbime Mbrojtëse, Fuqizuese dhe Emergjente

Fëmijët e një shkolle jopublike në qytetin e Durrësit kanë surprizuar gratë e shtruara në repartin Covid, në spitalin rajonal, por edhe i

Në vijim të masave të marra për përballimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, autoritetet greke kanë vendosur shtyrjen e afati

Urdhri i mjekut Durrës, përmes një postimi në rrjete sociale, ka uruar të gjitha mjeket e rajonit të Durrësit, të gjitha bluzat e bardha,

Ditën e sotme, në sallën e Këshillit Bashkiak Durrës, me rastin e 3 vjetorit të themelimit të saj, që përkon me Ditën Ndërkombëtare të Gr

Gjatë fundjavës, policia gjobiti 2511 shtetas që nuk kanë zbatuar masat anticovid, 2488 prej tyre për mosvendosjen e maskës mbrojtëse.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Luan Dacin, gjyqtarin e pezulluar të Ko

Sot, në ditën ndërkombëtare të gruas, teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës vjen me një nismë të re, me një tribut ndaj të gjithë atyre në